• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Tani kuptohet pse Hashim Thaçi sulmoi Berishën!
Home
Blog

MERO BAZE/ Tani kuptohet pse Hashim Thaçi sulmoi Berishën!

September 12th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Disa udhëheqës politik të Kosovës, kanë mbërritur këto ditë në Tiranë, në përpjekje për t’u faktorizuar në debatin politik të Kosovës, rreth mundësisë së ndryshimit të kufijve, që po i prin presidenti Thaçi. Udhëheqësit në shumicë janë opozitarë, por dhe pjesëtarë të qeverisë Haradinaj.

Zbarkimi i tyre në Tiranë pason ardhjen e Albin Kurtit dhe takimin e tij me Sali Berishën, të cilin duket që Hashim Thaçi, përmes polemikës në distancë, e ktheu në zyrë pelegrinazhi për kundërshtarët e vet.

Nuk di nëse Hashim Thaçi ka qenë koshient kur e sulmoi në dukje pa shkak Sali Berishën, një muaj më parë, kur nisi historinë e ndryshimit të kufijve, por nëse ka pasur parasysh këtë që po ndodh, i duhet njohur një farë talenti politik dhe një dinakëri e pashoqe për t’i kanalizuar kundërshtarët e vet, tek dikush që është ndërkohë i defaktorizuar.

Kur ai sulmoi Sali Berishën me një fjalor aspak të nevojshëm për një president të Kosovës, për më tepër që vetë ka bashkëpunuar me të, të gjithë na u duk e tepëruar, edhe pse nuk tha asnjë gënjeshtër kundër tij.

Por dukej se e kishte si hall sulmin ndaj tij.

Nëse ai ka llogaritur që kundërshtarët t’i identifikojë me Berishën, që ta ketë pastaj më të lehtë me faktorin ndërkombëtar, i duhet njohur merita që është më dinak se sa duket në lojën politike, jo vetëm në Kosovë.

Patetizmi i Berishës kundër tij, fjalori i vrazhdë si “argat i Serbisë”, qasja qesharake fillestare që ai po e bënte këtë nën ndikimin e Sorosit, pastaj heshtja kur u mësua se është nxitje e këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trumpit, dhe e shoqëruar në sfond nga heshtja e pamëshirshme e Edi Ramës në këtë histori, në fakt kanë kanalizuar energjitë opozitare në Kosovë, në drejtimin e paduhur.

Projekti i Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve nuk bllokohet as në zyrën e Sali Berishës, as të Edi Ramës, por në Parlamentin e Kosovës.

Aty kundërshtohet, aty bllokohet, aty i hiqet Hashim Thaçit mandati i bisedimeve për kufijtë, dhe aty ruhet pavarësia e derisotme e Kosovës, të cilën procesi i rishikimit të kufijve, e anullon.

Pelegrinazhi drejt Sali Berishës, i nxitur nga Hashim Thaçi, është mënyra se si dobësohen energjitë opozitare në Kosovë dhe si Hashim Thaçi del më i qartë në projektin e tij.

Ai ka arritur ndërkohë të përçajë LDK-në, ku një prej kandidatëve për kryetar, Lutfi Haziri, ka nisur të besojë se po merr Luginën e Preshevës nën modelin e Thaçit, e tjetra, Vjosa Osmani, po e kundërshton fort.

Ai ka arritur të përçajë po ashtu qeverinë dhe partinë e tij, dhe çfarë është më e mira për të, po i bën bashkë gjithë kundërshtarët e po i çon në zyrë të Sali Berishës.

Ky i fundit është në atë pikë që nuk kundërshton dot as vendimet e Lulzim Bashës, dhe jo më të diktojë zhvillimet në Kosovë, ndërkohë që reputacioni i tij ndërkombëtar është nën zero.

Do të ishte e pashpirt nga ana e Hashim Thaçit sikur ta ketë të menduar gjithë këtë skemë ndaj opozitarëve të tij. Por do ishte budallallëk mizor sikur kundërshtarët ta bëjnë vetë këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAMUR ÇELAJ/ A duhet "Vetting" në politikë?
Previous article ARTUR ZHEJI/ Pse KM-ja, ish-piktor, fiton gjithmonë dhe është 3 hapa para?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k