Nuk di kush ua ka mbushur mendjen Berishës dhe Metës ti bëjnë reklamë Edi Ramës për mitingun e Athinës, duke krijuar klimë që kjo gjë të përsëritet dhe në vendet e tjera.
Këmbngulja e tyre se Rama ka marrë me vete administratën nga Shqipëria përveçse është gënjeshtër e verifikueshme, është dhe shumë banale dhe pa fantazi si akuzë.
Problemi I mitingut të Athinës nuk ishte se aty u tej mbush salla dhe sheshi jashtë saj, por dhe po aq të tjerë u kthyen ta ndiqnin nga shtëpia pasi nuk e lejoi më polica të hyjnë në territorin e stadiumit ku zhvillohej.
Opozita mund të gjej plot detaje për ta sulmuar mitingun. Mund të vendos të bëhet opozitë moderne dhe ta sulmoj për populizëm apo nacionalizëm.
Mund ta sulmojë pse u përmendi grekëve valët e racizmit kundër emigrantëve, torturat nga policia apo ushtria, ndërrimet e emrave apo qoftë dhe për referencat historike për heronjtë e revolucionit grek me orgjinë arvanitase.
E vetmja gjë që nuk mund ta sulmojë është pjesëmarrja, pasi ajo ishte shumë herë më e madhe nga ata që mundën të futeshin në stadium apo të tjerë që mundën të hyjnë në oborrin e rrethuar të stadiumit. Dhe më shumë se kushdo tjetër dëshmitarë të pjesëmarrjes janë vet shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe që dëgjojnë broçkulla të tilla, duke ja rritur në maksimum pikët Edi Ramës dhe vet mitingut të tij.
Edi Rama ka dhe tre mitingje të tjera përpara. Ka atë të Milanos, Dyseldorfit e Londrës. Natyrisht që vështorë e ka të mbledh kaq shumë njerëz sa në Greqi, pasi nuk ka as atë klimë politike mes dy vendeve, as ato emocione, dhe as ato fenomene që kanë përjetuar shqiptarët në Greqi.
Vështirë e ke ti bësh të emocionohen shqiptarët në Milano apo Dyseldorf e Londër, ku ata kanë ndjekur një standard evropian të emigrimit.
E vetmja mënyrë që tu ngresh mendjen atyre të shkojnë në takimet me Ramën është ky stili idiot I Berishës dhe Metës që duan të besojnë doemos gënjeshtrën e tyre meqë nuk pranojnë të vërtetën që ka ndodhur edhe kundër tyre.
Të vetmit që ishin në Athinë nga Shqipëria ishin gazetarët në avionin e linjës që shoqëruan kryeministrin dhe kryetarët e bashkive dhe drejtuesit politik të qarqeve të jugut që natyrisht ishin aty për të motivuar politikisht mbështetësit e tyre. Ata mund të jenë 100 vet, ndoshta dhe 150 por jo 10 mijë sa ishin në stadium dhe 10 mijë të tjerë që nuk mundën të hyjnë.
Suksesi I Edi Ramës në Athinë nuk është i gjithi meritë e tij. Ka plot detaje që opozita mund ta sulmoj dhe mund të marrë një pozicion ndaj tij. Nëse nuk kanë guxim të unifikojnë qëndrimet me Belerin, Bakoyanin apo medien greke, mund të heshtin, dhe mos tu ngrenë mendjen shqiptarëve në Itali Gjermani dhe Londër të hyjnë në garë me ata të Greqisë.
Se e vërteta është që 50 për qind të suksesit Edi Rama e pati nga shtypi dhe politika greke që u mor dhjet ditë resht me të, duke shpikur 100 arsye që mos ta lejonin ta mbante mitingun në stadium dhe u detyruan të tërhiqen ku ai I njoftoi se do ta bënte në sheshin Sintagma, simbol I protestave greke.
Tani atë gabim që bën kundërshtarët e Ramës në Greqi, është mirë të mos ta bëjnë kundërshtarët e tij në Shqipëri. Se kështu humbasin dhe më shumë mbështetje tek emigracioni në Greqi dhe u ngrenë mendjen më shumë shqiptarëve në Itali Gjermani apo Britani të Madhe. Jo për gjë por po kërkon dhe votën e diasporës
Leave a Reply