• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Sindromi i të tredhurëve, që bëjnë si të fortë
Home
Blog

MERO BAZE/ Sindromi i të tredhurëve, që bëjnë si të fortë

August 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Në mungesë të fuqisë politike dhe ideve për të qenë një alternativë, në PD shfaqen gjithnjë disa zara të cilët lënë gjithnjë një datë, ose afat për revolucion, me përmbysje dhe dhunë. Më i shquari mes këtyre idiotëve mbetet Sali Berisha, por atij nuk po ja vë më njeri re, se e ka tik nervor, ngaqë është rrëzuar me dhunë nga pushteti njëherë, pasi provoi të qëndronte me dhunë. Më tej ka zëra inferiorë të periferisë,  që nuk e di pse kanë keqkuptimin që PD është një parti që po të dojë, ja del me forcë.

PD në historinë e saj është një parti që e ka përdorur dhunën si mjet politik, por vetëm kur është në pushtet.

Kur është në pushtet, PD trimëron banditët e saj, dhunojnë kundërshtarët, rrahin gazetarë dhe politikanë, djegin redaksi dhe hedhin makina në erë, dhe shpërblehen për këtë. Është llogjikë primitive e një partie burracakësh.

Por PD nuk është ndonjë parti që mund të konsiderohet e forte, nëse përballet me dhunën.

Kur pushteti i PD degradoi në vitin 1997, të gjithë këta të fortët e sotëm, ja mbathën në Qafë Thanë sapo dëgjuan pushkën e parë. Këmbë njeriu nuk gjente dot Sali Berisha për muaj të tërë, jo më në Tiranë, por as në Shqipëri. Dhe gruaja dhe kalamajtë e tij, e lanë vetëm.

Këta që trimërohen se do përmbysin pushtete e do heqin njerëz zvarrë, kanë mbushur brekët dhe nga telefonata anonime, e jo më nga dhuna fizike.

Vetë PD dhe pushteti i saj u shkërmoq për 24 orë përballë dhunës së protestave popullore më 1997, dhe Sali Berisha dështoi edhe në përpjekjen ushtarake kundër saj.

PD nuk ka asnjë histori të vetme trimërie të dhunshme, përveç historive të banditëve të saj kur është në pushtet, ndaj individëve, kryesisht gazetarë apo politikanë opozitarë.

Është pikërisht sindromi i pafuqisë, ajo që i bën të kërcënohen se janë të fortë. Është si ndjesia e të tredhurëve që flasin gjithë ditën për seks. Janë si ata meshkujt me krahë me tatuazhe dhe gjokse të fryra, që duan të të mbushin mendjen që nuk kanë asnjë problem me të qënit burrë.

Unë nuk di kush shqiptar mund të trembet personalisht apo politikisht nga Edi Paloka përshembull, që ja mbathi më ‘97 nga frika se doli Fatos Nano nga burgu. Dhe të mendosh që Fatos Nano është ndoshta njeriu më paqësor i politikës shqiptare për 30 vjet. Nuk po flas për këta surogatët e tjerë mendje-eksiq.

Edhe atë që ja quajnë PD-së grusht shteti më 1998, pas vrasjes së Azemit, vetë Berisha e ka pranuar dhe e përsërit vazhdimisht që ishte e orkestruar nga qeveria si kurth për të.

Tani kjo ideja që këta do bëhen një ditë të fortë, është shumë eksituese dhe nuk duhen dekurajuar. Rëndësi ka të bëhen një herë. Mos ua merni për ters dhe mos u jepni këshilla as për shtet ligjor dhe as për protesta demokratike.

Vetëm lërini të bëhen 24 orë të fortë dhe t’i turren “Bllokut” të sotëm.

Lërini t’i vënë zjarrin vilave të Gjirit të Lalzit, “Lagunës Blu”, “Rolling Hills”, apo kujtdo tjetër.

Do të jetë vërtet shpëtim, dhe nëse fitojnë, dhe nëse humbasin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARIAN GALDINI/ Kosova mund të korrektojë Lidershipin, jo kufijtë!
Previous article AGIM XHAFKA/ Kur 50 persona shkonim në Pogradec me ZIS sovjetik dhe laheshim me një sapun Rrogozhine

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k