Mero Baze
Është bërë I lodhshëm fakti që Lulzim Basha nuk jep shpjegime për pagesën prej 500 mijë dollarë që një kompani “Offshor” me pronarë rusë ka paguar për llogari të PD tek një lobist pro rus në Uashington që sot është nën hetim.
Në aspektin e ligjit shqiptar Lulzim Basha duhet të hetohet për trasferim paresh të padeklaruara, ose pastrim paresh nëse ka marr përsiëpr trasfertën e rusëve. Por prokuroria jonë, po pret letrat nga SHBA. Le ti japim asaj kohën e duhur, ndërkohë që PD dhe Lulzim Basha kanë deri më sot katër qëndrime për këtë çështje ndërsa tani nuk e komentojnë më.
Edhe për mbështetësit e vet është bërë I lodhshëm fakti që Basha vazhdon të paguaj lobistë në Uashington me mijëra euro në muaj, ndërkoëh që ka lënë kryetarët e PD në rrethe pa rroga dhe po shkrin PD. Por një gjë duhet të jetë e qartë për opinionin public: A e ka sqaruar Lulzim Basha së paku PD për këto pare dhe çfarë mendon PD për këtë skandal.?
Për ligjin shqiptar kjo është një çështje nën hetim dhe do të vij dita dhe faktet do të hetohen.
Për opinionin publik është një shembull I pistë se si përpiqet Basha të shmang linjën zyrtare amerikane dhe të paguaj lobistë për foto dhe lidhje dirkete që të duket sikur ka mbështetje. Një film I vjetër që nuk emocionon dikë.
Por për Partinë Demokratike kjo është një çështje madhore, pasi reflekton mënyrën se si qeveriset një parti. Bile pë rkritikët e Bashës duhet të jetë temë e ditës, pasi problem I tyre është fiks kontrolli familjar I PD nga një bandë fianciare që punon për itneresa personale të Bashës.
Në kuptimin e thjeshtë të fjalës, bëhet fjalë për një institucion, kryetari I së cilës ka marrë pa asnjë vendim 500 mijë dollarë , ose për llogari të tyre janë paguar 500 mijë dollarë nga rusët. Nuk ka në këtë histori, asnjë vendim ligjor të PD, asnjë evidencë financiare, asnjë vendim bordi të financave të PD, asnjë urdhër xhirimi apo transaksion tjetër që të vërtetoj këtë. Është pak a shumë sikur në një shoqëri aksionere me shumë aksionerë, administratori të të vjedh arkën dhe të bëj pagesa për qejf të vet.
Lulzim Basha mund tu shmanget të gjithëve, mund ti shmanget “Zërit të Amerikës”, Prokurorisë derisa ti sjell flet arestin, agjensive amerikane, etj., por këta që konsiderohen politikanë të PD dhe që duan të denoncojnë korrupsionin qeveritar, janë duke dhënë shembullin më të keq të transparencës publike, kur nuk as guxojnë ti thonë kryetarit të trye se çfarë është bërë me këto pare.
NYT Magazinë sapo ka publikuar një investigim të gjatë dramatic, që lidh gjithë rrethin e Presidentit Trump me Kremlinin, përfshi dhe të shkuarën e Presidentit Trump, si shenjë reflektimi se si një shoqëri e lirë dhe një shtet ligjor, sillet me një problem të saj, edhe kur problem është kryetari I Shtetit.
Për PD qëndrimi ndaj kësaj çështje është minimum I një gjesti, që tregon se opozita e ka transparencën standart të saj.
Deri më sot të gjithë u fshihen komenteve për këtë skandal, dhe përsërisin si papagall atë që thotë Lulzim Basha, të cilat bien ndesh me njëra tjetrën s aherë që flet.
Le të heqim dorë për një moment të gjithë nga kërkesa e llogarisë për Lulzim Bashën për këto pare të zeza, por të paktën të sigurohemi që opozita e di se çfarë ka bërë kryetari I tyre.
Kjo ka shumë rëndësi për të kuptuar se çfarë raporti ka opozita me transparencën, me rregullat e lojës në një institucion siç është PD. Dhe mbi të gjitha për të kuptuar se ata janë dorëzuar para hajdutit të tyre dhe nuk kanë fuqi të jenë më opozitë.
Leave a Reply