• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ SHBA i shkund Berishës hirin e “Vatrës”
Home
Blog

MERO BAZE/ SHBA i shkund Berishës hirin e “Vatrës”

July 8th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Takimi i ambasadores Yuri Kim me një përfaqësi të një organizate të re shqiptaro-amerikane, risjell në debatin publik të vendit, përpjekjen e Sali Berishës dhe PD, për të mbajtur larg ndikimit të qeverisë amerikane, organizatat e diasporës në SHBA. Dhe akoma më keq, ti përdorin ato si celula lufte kundër SHBA kur është në luftë me PD.

Një histori e ngjashme ndodhi në vitin 1996.

Ndërsa Berisha ishte prishur me administratën amerikane për shkak të zgjedhjeve të 26 Majit dhe përdorimit politikë të drejtësisë kundër rivalëve të vet, në Uashington u krijua Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) me në krye Profesor Sami Repishtin.

Këshilli u krijua si një nevojë për komunikimin e diasporës shqiptare në SHBA me qeverinë amerikane rreth problemeve të Shqipërisë dhe Kosovës, pasi autoriteti i shoqatës historike “Vatra” ishte kompromentuar duke u kthyer në një seksion radikalë të PD në SHBA.

Në kushtet kur SHBA kishte hyrë në krizë me administratën e Berishës, ndërkohë që në Kosovë gjendja po acarohej, diaspora shqiptare kishte mbetur pa zë pranë Departamentit të Shtetit.

Krijimi i NAAC me personalitete shqiptare kryesisht të brezit dytë ose tretë të lindur në SHBA, të integruar dhe të suksesshëm në SHBA, ishte një ogur i mirë.

Sali Berisha e priti plot dyshim dhe thuri një sërë teorish konspiracioni mbi këtë organizatë, të cilën e shikonte si institucion për të goditur atë në SHBA.Dhe natyrisht vreri u derdh mbi profesor Repishtin, ndaj të cilit shpërndante akuza nën tavolinë .

Por NAAC bëri disa hapa serioz. Ndër to më seriozi ishte caktimi i një personi kontakti me Departamentin e Shtetit, detyrë që ia ngarkuan Ilir Zherkës, një intelektual i ri, i brezit të dytë në SHBA.

NAAC i dhanë mbështetje kongresmenë dhe senatorë që merreshin me çështje shqiptare përfshi dhe ish ish-ambasadorin e parë të SHBA pas komunizmit William Rajerson.

Por kur Këshilli u përpoq të vendoste kontakte zyrtare me ambasadën e Shqipërisë në Uashington, u përballë me konspiracionin e Sali Berishës.Ai kishte dhënë urdhër të mbaheshin larg.

Sekretari i Ambasadës shqiptare në Uashington i ktheu një përgjigje fyese Sekretares së Këshillit, duke theksuar se në këshill bëjnë pjesë anëtarë të lidhur me regjimin e vjetër në Shqipëri. Aludimet ishin për të njollosur profesor Repishtin, edhe pse ai ishte një ish i burgosur dhe arratisur prej komunizmit nga Shqipëria.

“Lidhur me kërkesën tuaj për t’u takuar me ambasadorin në datën dhe orën që ju fiksoni, ai më ka kërkuar tiu njoftoj se e ka të vështirë të pres përfaqësuesit e një Këshilli jo kredibël, në sytë e opinionit shqiptar, për shkak të pjesëmarrjes në të të disa personave të komprometuar nga lidhjet e tyre me regjimin e mëparshëm.

Do t’u lutesha të ruani konfidencialitetin e kësaj letre.”

Kjo përgjigje ishte ajo çfarë Sali Berisha mendonte për përfaqësinë e re të diasporës shqiptare në SHBA.

Pas 25 vjetësh historia po përsëritet. Sali Berisha ka disa javë që po tenton të manipuloj opinionin se diaspora shqiptare në SHBA mbështetë Berishën kundër Departamentit të Shtetit që e ka futur në listë të zezë, duke përdorur për këtë disa njerëz të rëndomt të klanit të tij që kanë zaptuar “Vatrën”.

Si për ta shfryrë këtë legjendë, Ambasadorja Yuri Kim ka pritur dje një përfaqësi të një organizate të re në SHBA, të quajtur “Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan”, i cili ndryshe nga fosilizimi i “Vatrës” po përpiqet të jetë i hapur me çdo qeveri në Shqipëri dhe Kosovë për të ndihmuar në koordinimin e diasporës me trojet e tyre.

Nuk jam i sigurt sa serioz janë në organizim dhe a kanë një infrastrukturë komunikimi me Departamentin e Shtetit, por e vetmja vlerë që ka organizimi i diasporës në SHBA, është që të jetë institucion përfaqësues për shqiptarët pranë qeverisë së SHBA dhe jo celulë e një partie shqiptare, në Kosovë apo Shqipëri, kundër SHBA, siç po ndodh me hirin që ka mbetur nga “Vatra” e dikurshme e Nolit dhe Konicës.

Tani me siguri që Berisha do të përpiqet ti etiketoj dhe këta si njerëz të Sigurimit apo të Sorosit, por kjo nuk shqetëson më njeri. E rëndësishme është që atij ti tregohet se është i rrethuar gjithandej. Edhe tek zhytet tek hiri i “Vatrës” që shpreson ta ngroh në këto ditë të acarta për të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ “Malorja” e fortë e Ramës, për të bërë shtet
Previous article ALTIN KETRO/ Shumë zhurmë për asgjë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k