• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Saimir Tahiri si “shpresë” për opozitën!
Home
Blog

MERO BAZE/ Saimir Tahiri si “shpresë” për opozitën!

April 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ka një dëshirë të lexueshme tek opozita që ta shikojë Saimir Tahirin, jo si një deputet nën hetim, por si një shantazhues të Edi Ramës. Qysh nga fillimi i problemeve të tij gjashtë muaj më parë, e vetmja linjë që nuk ka ndryshuar tek opozita, është pikërisht kjo. Për gjashtë muaj çfardo që ka thënë dhe shkruar për Saimir Tahirin, janë legjendat urbane, se si ai, po shantazhon Edi Ramën.

Pra për opozitën këto gjashtë muaj nuk ka pasur rëndësi as ndonjë fakt rreth Saimir Tahirit, as ndonjë dëshmi kundër tij, as përshkrimi i ndonjë afere konkrete, por ideja se ai ka diçka për Edi Ramën. Pra më shumë  se sa si problem, siç do t’i duhej opozitës ta shikonte një deputet kundërshtar të saj, të përfolur nga disa banditë, opozita e ka kthyer Saimir Tahirin në simbol shprese të saj. Çdo mbështetës i opozitës dhe çdo kush që e ka bërë atë pjesë të baltës publike, e shikojnë si një shpresë se ai mund t’i rrëzojë opozitës Edi Ramën.

Ilustrimi perfekt i saj ishte sot në Kuvend, kur një plak 74 vjeçar, që dikush i ka mësuar kamerën e celularit, ju afrua në mënyrën më qesharake të mundshme dhe i thoshte “Rrëfe çfarë i the Gaz Demit për Edi Ramën”. Pra një plak në atë moshë pranon të bëhet qesharak dhe vulgar, jo për të sulmuar Saimir Tahirin, jo për t’u çuar në tribunë dhe për t’u përballur me të, por për të shpresuar se mund të prodhojë ndonjë incident, duke e trajtuar si një shantazhues të Edi Ramës.

Edhe në paraqitjen që i bëjnë profilit të Tahirit tek diplomatët e huaj, atë e paraqesin po kështu. Deklarata e tij para Kuvendit, që imitonte fjalët e dikurshme të Edi Ramës kundër atyre që e kritikonin për të korruptuar, u lexua po ashtu. Çfardo që të bëjë me sa duket Saimir Tahiri, dhe nëse pi kafe me dikë dhe nëse pi vetëm, dhe nëse del shëtitje me djalin dhe nëse del me gruan, dhe nëse lëviz me makinë dhe nëse lëviz me këmbë, dhe nëse vjen në Kuvend dhe nëse nuk vjen në Kuvend, të gjithë shikojnë filxhanin për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo kundër Edi Ramës.

Aq shumë është ngritur miti i tij nga opozita, si shantazhues i Edi Ramës, sa ai sot më shumë se sa urrehet, adhurohet prej opozitës, që mban sytë tek buzët e tij mos thotë ndonjë fjalë.

Dhe mendoni që një ditë historia gjyqësore e tij të përfundojë, çfarë drame mund të ketë opozita shqiptare. Nëse ai gjendet fajtor, opozita do të humbasë shpresën e saj si shantazhues i Edi Ramës, dhe nëse del i pafajshëm do të humbasë dhe betejën e saj. Por mbi të gjitha ajo sot po humbet dinjitetin e saj, duke kërkuar nga drejtësia një dëshmitar kundër Edi Ramës, meqë nuk ia dalin dot vetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELONA ZHANA/ Ornela Vorpsi dhe trekëndëshi: Para, Pushtet e Femra
Previous article ALEKSANDER NOVIK/ Sakrificat e shqiptarëve të Ukrainës për të ruajtur vetëdijen etnike

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k