• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Rrota e Ramës” në betejën për listat 100 për qind të hapura
Home
Blog

MERO BAZE/ “Rrota e Ramës” në betejën për listat 100 për qind të hapura

July 31st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ka një mëdyshje të madhe në debatin e opozitës pas 30 korrikut. Askush nuk guxon të gjykojë sjelljen politike të Bashës dhe Metës për atë që ndodhi, por merren me faktin, a do ketë pasoja apo do ketë përfitime Edi Rama.

Edi Rama ishte i qartë në vendimmarrjen e tij. Ai plotësoi kërkesat e ndërkombëtarëve dhe Bashës më 5 qershor dhe thelloi reformën pas kërkesave të opozitës parlamentare më 30 korrik. Këtë e tha që pas 5 qershorit dhe nuk e ndryshoi kurrë.

Përkundrazi opozita ndryshoi dhe u tërhoq zvarrë pas tij. Fillimisht u distancua nga ndryshimet dhe i denoncoi ato, duke mobilizuar dhe lobistë të së djathës evropiane. Dhe mirë bëri.

Pastaj u kompleksua nga debati për hapjen e listave dhe filloi të sulmonte Ramën, “pse thotë do t’i hapim 70 për qind e jo 100 për qind”.

Edi Rama u vendosi një “rrotë” pa kuptim në skenë, si ajo historia e rregjisorit të famshëm shqiptar dhe ata filluan të merren me rrotën. “Rrota” ishte hapja e listave 70 për qind.

Aq shumë u entuziasmuan me “rrotën” e Ramës sa në fund vendosën të hyjnë në betejë për ta hequr nga skena.

Harruan që kishin premtuar distancë nga ndryshimi Kushtetutës, harruan që nuk donin të diskutonin për asgjë tjetër veç 5 Qershorit.

Dhe i dhanë Ramës dy armë të reja. Të drejtën për të folur përtej 5 qershorit, siç qenë listat e hapura dhe të drejtën për të ndryshuar Kushtetutën. Pas kësaj ai i thirri në Këshillin Politik të bisedonin, por Basha iku në Mitrovicë se do merrte një flamur nga fisi Boletini. Dy ekspertët e tij treguan se nuk e kishin seriozisht aksionin për listat dhe ishin të papërgatitur të flisnin për to, por e kishin inatin me atë 30 për qindshin e mbyllur në listat. Pra me “Rrotën” e Ramës.

Më 30 korrik Rama e hoqi “rrotën” nga skena. Listat u hapën në Kushtetutë deri 100 për qind. U miratua dhe tipi koalicionit me një listë të përbashkët.

Opozitës ju plotësua dëshira për lista të hapura dhe dëshira për të prekur Kushtetutën. Edhe Ramës ju plotësua një dëshirë që kishte.

Tani opozita nuk duhet ta mbajë debatin hapur bazuar tek reagimet e të tjerëve. Aq më keq, që edhe reagimet e Parlamentit Europian e Bundestagut ishin kundër tyre. Por dhe sikur ti kishin pro nuk u bënin punë.

Ata duhet të debatojnë njëherë për strategjinë me të cilën dështuan njësoj si një vit më parë me mandatet dhe 30 qershorin. Nëse ka debat real brenda opozitës është pikërisht paqartësia me të cilën ata përballen me Edi Ramën dhe dështojnë. Pastaj Meta kërcënon me kryengirtje, Luli me trupin si postabllok.

Nëse nuk kanë guxim të flasin çfarë bënë, dhe mund të heshtin. Nuk është strategji e keqe heshtja në këtë rast. Ja për shembull, Doktor Berisha është bërë i urtë si qengj këtë ditë Kurbani. Duket që ja ka frikën Lulit, që mund ti bëjë kurban PD për “rrotën” që u vuri Rama në skenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Së shpejti, një “Pol i Tretë”, si shanci i fundit për të larguar regjimin Lul-Rama
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Do e digjte Berisha…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k