• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Rivali i Bashës, duhet të bëj betejë me Berishën
Home
Blog

MERO BAZE/ Rivali i Bashës, duhet të bëj betejë me Berishën

May 22nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Fati e deshi që Lulzim Basha të mos shpëtonte dot prej Sali Berishës. Edhe pse nxitoi ta afroj sa më shumë datën e garës brenda Partisë Demokratike, nuk ja doli dot. Partia Demokratike prej dy ditësh, gjendet para sfidës për të hapur një faqe të re të historisë së saj, apo për të shkuar në grop, pas liderit të saj historik.

Lulzim Basha nuk është më ngjarje në Partinë Demokratike.Nuk është më as frymëzues, as garant i fitores , as garant i Berishës dhe mbi të gjitha as një identitet politik.  Ai është një histori e lidhur me Sali Berishën. Biles ai është I pafajshëm dhe për humbjet, pasi njerëzit kanë parë, që ai thjeshtë ka qenë një ushtar i Sali Berishës dhe nuk e kanë rehabilituar atë kurrë pas vitit 2013.

Në këtë aspekt, 13 Qershori, që ka shpallur Lulzim Basha për garën brenda PD, përveçse është shumë datë e nxituar, nga frika mos e kapte orteku Berisha, tani është dhe një datë që nuk ka më kuptim, pasi Berisha është vetshpallur kryetar “de facto” i PD, duke I faturuar biles gjithë të djathtës shqiptare ndëshkimin që atij I ka dhënë SHBA. Kështu që gara duhet të bëhet me Berishën.

Lajm në PD tani është rivali i Lulzim Bashës. Nuk ka rëndësi emri i tij, por identikiti i tij. Emrin mund ta ketë Fatbardh, Agron apo Edit, por mund të jenë të tre fatzinjë, nëse imitojnë Lulzim Bashën, se kush e do më shumë Sali Berishën.

Ai që hyn si alternativë në garën për kreun e Partisë Demokratike e ka betejën me Sali Berishën, jo me Lulzim Bashën. Ai duhet të shpall rrezik për PD, Sali Berishën dhe ta injorojë Lulzim Bashën si kandidat.

Cdo ksuh që e bën këtë, merr peshë si kandidat, pasi i jep PD dritën në fund të tunelit, duke I treguar se e ardhmja e saj, nuk ka lidhje me errësirën ku e ka futur Sali Berisha.

Nëse kjo nuk ndodh, këto zgjedhje do të jenë fiktive, pasi do të konkurrojnë mbështetës të Berishës për postin e të deleguarit të Berishës në PD. Këtë më mirë nga të gjithë e Bën Lulzim Basha.

Nëse një kandidat nuk del qartë me kërkesën për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar, dhe për të shpëtuar PD nga antiamerikanizmi Berisha-Meta, që tashmë është një koalicion publik, ai është I njëjtë me Lulzim Bashën dhe PD nuk ka pse e zgjedh.

E di që Lulzim Basha mezi pret ta bëj dikush I pari këtë hap, se kështu mund të siguroj mandatin brenda PD. Por një kandidat i zgjuar bën pikërisht këtë. Ai që do të arrij ta bëj njësh Lulzim Bashën me Sali Berishën dhe ti hipotekoj si mbetje të së shkuarës në PD, ai do të marrë PD në të ardhmen.

Nuk jam i sigurt nëse një kandidat i tillë për 20 ditë e merr PD, por jam i sigurt se PD ka për t’iu lutur këtij kandidati, brenda vitit që të rikthehet, kur të shikoj që kandidati luajal i Berishës, do izoloj PD, dhe do ta kthej në një formacion si Hamasi, që do ta godasin të gjithë.

Tani është vetëm java e parë e betejës kundër Berishës dhe ai ka pranuar gati se dhe betejën që shpiku me avokatin francez e ka të humbur. E vërteta është se ai nuk ka shpresuar të fitoj ndonjë gjyq, por ka marrë një avokat të shquar të negocioj azilin politik në Francë, në rast se këtu i hapet padi penale.

Por PD do të përballet me sfida të tjera të berishëve. E bija ka mbyllur gjyqin e transaksioneve të saj me Fazlliçin, me arsyetimin se janë vonuar letrat që duhet të vinin nga Qipro, në një histori të dyshuar si pastrim paresh me Damir Fazllicin, ndërsa i biri ka mbyllur me imunitet të Mediut, gjykimin për rolin e tij në Gërdec. Kështu që PD tani e tutje, ka për të marr vetëm lajme të këqija nga berishët e Metët, dhe nëse e lidh fatin e saj me ta, do shkoj bashkë me ta.

Një kandidat që del sot kundër këtij rrënimi, është i veti që mund të ngjall shpresë tek PD për një të ardhme të re.

Shikoj që shumë vet janë gëzuar pse ka kandiduar Agron Shehaj. Ndoshta ngaqë nuk vjen nga një histori e lidhur me Berishën në PD. Ndoshta ngaqë nuk e njef dhe fare Beirshën për fat të mirë të tij. Por nëse edhe ai nuk e kthen këtë betejë si garë me Berishën për dëmin që Berisha i sjell PD, Shehaj do ti ngjaj Bashës dhe do mundet prej tij.

Mes njërit që e shet partinë për vila, e tjetrit që mund të shes vilat për të blerë partinë, nuk ka ndonjë diferencë. Të dy tregtarë janë. Diferencën e bën kush bën betejë me Berishën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Miti i rremë dhe ai që na vodhi kujtesën
Previous article ARBANA XHARRA/ Shpallja e Berishës “non grata” – shkak lufta e tij kundër “Vettingut”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k