• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse Basha bën “sikur nuk e ka mendjen” për reformën zgjedhore?
Home
Blog

MERO BAZE/ Pse Basha bën “sikur nuk e ka mendjen” për reformën zgjedhore?

October 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Pas një pune rutinë një- vjeçare, socialistët u detyruan sot të bëjnë publike 7 propozimet e tyre për reformën zgjedhore në mënyrë të njëanshme, pasi Basha u tërhoq nga një qëndrim i qartë për reformën, duke gjetur arsye politike që nuk  lidhen me reformën.

Edhe pse për muaj të tërë përfaqësuesit e tij kanë punuar bashkë me OSBE-në në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ai ju nda Komisionit në momentin e fundit, për të mos qenë pjesë e propozimeve, për të cilat ndërkohë ka rënë dakord.

Po përse Basha i shamnget qëndrimit të tij zyrtar për reformën zgjedhore?

Arsyeja nuk është vendimi i tij për bojkotimin e zgjedhjeve. Ai është pasoja. E gjitha është më shumë një përpjekje për të shmangur ballafaqimin e tij me aleatët për këtë çështje.

Ajo që Lulzim Basha ka frikë të mbajë një qëndrim për reformën zgjedhore, dhe bën sikur nuk e ka mendjen, ka të bëjë me qëndrimin e tij hilanjoz ndaj partive të vogla në koalicion.

Partitë e vogla të koalicionit opozitar janë bashkuar prej kohësh dhe kanë një paketë të tyre propozimesh, të cilën e kanë kusht për bashkëpunimin me Partinë Demokratike.

Paketa është e tillë që kushtëzon shumë Partinë Demokratike dhe ul peshën e saj reale në raport me partitë e vogla të koalicionit, duke u “gjobitur” prej tyre, në kompesim të besnikërisë politike që ato kanë treguar.

Lulzim Basha nuk ka asnjë shans t’i kënaqë orekset e tyre, por mbi të gjitha, nuk ka asnjë dëshirë.

Ai nuk ka ndërmend të kalojë në një sistem mazhoritar, sic kërkojnë ato, ose në ndonjë sistem propocional kombëtar, nuk ka ndërmend të ndryshojë formulën e komisionerëve të KZAZ-ve, dhe as të bëjë ndonjë sistem preferencial, siç thotë dikush prej tyre.

Por mbi të gjitha, ai ka prioritet të mos hyjë në konflikt me ta.

Edi Rama për ta vendosur në pozitë edhe më të vështirë, ka deklaruar se qeveria është e gatshme ta lërë në dorë të PD-së, të zgjedhë për ndryshimet në sistemin zgjedhor, me kushtin që ato ndryshime t’i certifikojë OSBE.

Kjo e ka vënë Lulzim Bashën në pozitë të vështirë, pasi ai nuk ka se si t’u dredhojë kërkesave të aleatëve, pasi praktikisht Edi Rama  e ka bërë atë zot të reformës zgjedhore.

Ai i ka dhënë praktikisht Bashës të gjithë pushtetin për të bërë ndryshimet që do dhe që pranohen nga OSBE.

Është pikërisht ky pozicion që Bashën e torturon më shumë se çdo akt tjetër i Edi Ramës. Në këto momente, nëse ai merr përsipër atë që i ka ofruar Edi Rama, ai shkatërron koalicionin e tij, pasi ai nuk ka ndërmend të plotësojë asnjë kërkesë të partive të vogla.

Dhe duke qenë se Rama i ka lënë dorë të lirë, ai ka preferuar braktisjen në momentet e fundit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, me arsye tërësisht të paqarta dhe sebepe që nuk kanë lidhje me reformën.

Në një farë mënyre, ai po bën sikur nuk e  ka mendjen tek reforma dhe se atë e paraqet si problemin më të vogël.

Në fakt, e ka problemin më të madh, pasi qëndrimi ndaj reformës dikton fatin e koalicionit të tij me partitë e vogla.

Dhe ai më mire preferon t’i ketë ato në krah e të mos ketë fare reformë, se sa të bëjë reformën dhe të humbasë ato. Se pastaj i bie të humbasë dhe zgjedhjet, dhe aleatët. Kështu humbet vetëm zgjedhjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELDA SHABANI/ Historia simbolike e ngjyrave
Previous article URIM BAJRAMI/ Soji më i keq i katundarëve, janë ata që kur erdhën në Tiranë…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k