• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Prioritet ditore të Lulzim Bashës
Home
Blog

MERO BAZE/ Prioritet ditore të Lulzim Bashës

September 18th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze/

Nëse dikush do të vendoste sot në mëngjes të përpiqej të kuptonte çfarë ka prioritet opozita, natyrisht në mbrëmje do të ishte konfuz.

Në mëngjes prioritet ishte ligji I vetingut të politikanëve por Basha ishte I shqetësuar se mos shumica e çon për interpretim në Komisionin e Venecias dhe ata natyrisht do ta kthejnë mbrapsht.

Për këtë vendosi ti kërcënoj se nëse ata e çojnë ligjin në Komisionin e Venecias , do kenë punë me opozitën dhe vendi do marr flakë. (Kuk e  tha atë që ligji për në Venecia do kaloj mbi trupat tanë).

Pastaj doli prioriteti I dytë që kishte të bënte me ligjin e teatrit. Këtu pretendimi ishte I kundërt. Nëse Edi Rama nuk e çon në Venecia, atëhere ai ka punë me opozitën. Në fakt  ligji I Teatrit është ligj I zakonshëm dhe jo kushtetutes dhe shumica ka pranuar dekretin e presidentit dhe rekomandimet e BE për ta ndryshuar, dhe nuk kuptohet përse Basha mendon që duhet çuar në Komisionin e Venecias, ku interpretohen vetëm ndryshimet e Kushtetutës dhe jo ndryshimet e ligjeve të zakonshme. Por me sa duket frika se kjo çështja po zgjidhet dhe ngelet pa kauzë e detyroi  ta shpallte prioritet të mesditës. (Edhe në këtë rast nuk tha që ligji do kaloj mbi trupat tanë).

Në mbasdite doli prioriteti I tret që I varrosi dy të parat. Ishte fjala për debatin mes deputetit Agron Shehu dhe një inspektori të IKMT në Jalë gjatë prishjes së disa ndërtimeve pa leje. Siç shikohet nga kamera, biseda mes tyre ka qenë normale deri nga fundi, ku pastaj pas provokimeve të deputetit janë nxehur gjakrat dhe janë ngritur tonet pa etikë nga të dy palët.

Alarmi I Lulzim Bashës ishte I skajshëm. Fatmir Meta u shpall vrasës I Azem Hajdarit. Tani e vërteta është se Fatmir Meta është I vetmi I shpallur I pafajshëm nga gjyqi I Azem Hajdarit të cilin PD nuk do që të rihapet si gjyq, dhe I vetmi që më 13 Shtator 1998, ka qenë në zyrën e Sali Berishës dhe ky I fundit e ka falenderuar që ka denoncuar vrasësit dhe ka thënë të vërtetën për makinën në vendngjarje.

Tani po qe se PD do ta quaj të rrezikshëm si vrasës të Azem Hadarit, është mire të rihap çështjen Hajdari që ta bëj vrasës, se deri tani është I vetmi I pafajshëm. As Berishës nuk I është provuar pafajësia në vrasjen e Azemit, se ka refuzuar procesin. Fatmir Meta është I vetmi që e ka me letra. Për më tepër më tej, është një inspektor që ka hyrë aty në punë nga pushteti I PD në kohën që ka qenë në aleancë m Idrizin më 2012.

Tani nëse Basha ka prioritet vrasjen e Azemit, ja vlen të përflitet dhe Fatmri Meta, por me kusht që të rihapet gjyqi. Nëse ka prioritet prishjet në Jalë, dhe mbrojtjen e tyre, duhet të bëj kujdes se prishjet do vazhdojnë dhe do tu mbetet qejfi të tjerëve që nuk do ti mbroj dot.

Por problem I tij më I madh është që nga mëngjesi në mbrëmje I ndryshon prioritetet e opozitës me lehtësi dhe në mbrëmje, askush nuk e di çfarë ka më rëndësi për opozitën , Vetingu që nuk duhet çuar në Venecia, Teatri që duhet çuar në Venecia , Fatmir Meta që ka dal I pafajshëm nga gjyqi I Hajdarit apo Agron Shehu që është fyer se e kanë akuzuar si fis hajdutësh në  Vlorë.

Vetëm një lider si Lulzim Basha di ta bëj këtë gjë. Njësoj si dikur që shpalli prioritet Komisionin Tahiri dhe pastaj shpiku nja shtatë gjëra të tjera dhe nuk u muarr kurrë me të dhe sot brenda një dite shpalli prioritet vetingun dhe pastaj deri në mbrëmje shpiku dhe tre gjëra të tjera. Të presim deri më 12 të natës mos ka ndonjë prioritet tjetër .Nëse,  Ditë e re, kismet I ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ A do të ketë Vetting edhe për ish-spiunët e Sigurimit në PD zoti Basha?
Previous article ANRI BALA/ “Pisqollat” e lagura të opozitës, nuk pranohen as si relike në muze!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k