• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Presidenti si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, mes studentëve!
Home
Blog

MERO BAZE/ Presidenti si “Babagjyshi i Vitit të Ri”, mes studentëve!

December 13th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta e gjeti mënyrën për të dalë në shesh me studentët, ashtu siç zakonisht di të bëjë LSI. Duke premtuar para.

Pas një distance të gjatë dhe të lodhshme mes tij dhe gruas së tij, që drejton opozitën, ai i dha fund këtij ‘teatri’ dhe vendosi të dalë vetë në shesh me studentët. Madje thirrja e Kryemadhit, që LSI të dorëzojë teserat dhe t’i bashkohet studentëve, duket se është dëgjuar fillimisht prej tij. Ai ka dorëzuar një moment mandatin e Presidentit dhe është bërë protestuesi më i rëndësishëm, pasi është protestuesi që ka caktuar dhe buxhetin e protestave.

Ai i ka kërkuar qeverisë të rishikojë ligjin e Buxhetit dhe të përfshijë në të kostot financiare që burojnë nga kërkesat e studentëve. Kjo është mënyra më ekstreme se si ai të gjendej në sheshin para Kryeministrisë, edhe pse fizikisht është jashtë Shqipërisë.

Kthimi i ligjit të buxhetit në Parlament, nuk përbën ndonjë shqetësim ligjor, pasi ekziston koha e mjaftueshme që të miratohet sërisht brenda Dhjetorit. Por kërkesa e Presidentit të vendit që ka vepruar në këtë rast si President i LSI, tregon se LSI do që të marrë dhe meritën financiare të “protestës” studentore.

Ky është akti i parë politik, ku opozita është përfshirë zyrtarisht në debatin financiar për kërkesat e studentëve. Deri më sot opozita është e interesuar të mbajë gjallë protestën, me shpresë se Rama nuk do hapë rrugë, se sa të mbyllë protestën duke parë Edi Ramën si ua plotëson kërkesat. Akti i Ilir Metës tregon se ai është i pari që e shikon zgjidhjen afër dhe vrapon të shfaqet tek Buxheti si “Babagjyshi I Vitit të Ri”.

E vërteta është se nuk duket se qeveria ka ndonjë ngërë që të zgjidhë kërkesat, por kërkon një debat të gjerë me studentët dhe aktorët e tjerë të botës universitare, për të ardhmen e arsimit të lartë.

Sa më shumë të vonojnë studentët të përfshihen në këtë debat, aq më shumë aktorë politikë do të hyjnë dhe do të relativizojnë fuqinë e protestës së tyre.

Takimi i sotëm i Edi Ramës me Rektorët dhe Dekanët e fakulteteve, të cilët e shikojnë me frikë protestën e studentëve për shkak të kërkesës për arsim cilësor, ishte një shembull i qartë se si profesoriati I Universitetit publik, mund të heshtë para një situate të tillë. Edhe sikur kjo të ishte një protestë minatorësh apo infermierësh, pedagogët  do të duhej ta thoshin fjalën e tyre, pasi ajo ka shumë rëndësi për shoqërinë.

Pedagogët dhe akdemikët janë shtresa më e pavarur e shoqërisë dhe mendohet të jetë dhe më e kualifikuara. Por fshehja e tyre si “struci” në këto momente, kur beteja në fakt është për Universitetin, është heshtje bashkëfajtori.

Në këto kushte politikanët, ata që e duan lëvizjen studentore dhe energjinë e saj për vete të tyre, po tregohen më të shkathët.

LSI bëri thirrje hapur të jetë pjesë e protestës së studentëve… Lulzim Basha edhe pse është i padëshiruar tek studentët, në fakt është fuqia kryesore logjistike e protestës. Biles sonte po bën gati dhe çadrën për ta.

Ndaj dhe gjesti i Presidentit Meta i vë kapakun politizimit ekstrem të protestës. Por e bëri që e bëri, të çojë dhe depuetët e LSI në Komisionin e Arsimit dhe të diskutojnë për mënyrën se si do financohen kërkesat. Ndoshta dhe kampingun e Jalës për studentët qëndrestarë të LSI, në protestë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA/ Zoti Rama, shkarkoni drejtorët dhe bordet e agjencive!
Previous article SHPËTIM NAZARKO/ Presidenti, opozita, studentët dhe Rama.Ku po vemë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k