• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 26th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Presidenti nuk ka pse shpjegohet më për Teatrin!
Home
Blog

MERO BAZE/ Presidenti nuk ka pse shpjegohet më për Teatrin!

August 3rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Zakonisht kur përpiqesh të shpjegohesh e ke një hall. Ilir Meta nuk ka pse shpjegohet më për Teatrin. Të gjithë e kuptojmë arsyen e fortë politike që ai ka, për të mos e dekretuar projektn e shumicës në pushtet. Është një gjë aq e zakonshme dhe aq e pritëshme sa nuk kishte pse të pritej me aq emocion.

Shpjegimet e Presidentit po ashtu ishin aq të përgjithëshme, doktrinare dhe referuar “frymës” dhe jo neneve, sa ishte e qartë aryseja e atij akti.

Shpjegimi I sotëm që atë e kishte mahnitur një fakt nga një historian I ri, për bombardimet në qendër të Tiranës dhe se si anglezët kishin kundërshtuar Mehmet Shehun për bombardimet në qendër, ishte I tepërt. Ishte I tepërt, jo për budallaqet që ju referohet si histori, por se ai nuk ka nevojë të nxjerr arsye të tjera për atë që ka bërë. Ka disa ditë që shpjegon dekretin, disa ditë që gjen nga një arsye tjetër, nga ato që ka shkruar për të bindur të gjithë pse e ka bërë .

Nuk është e nevojshme. Por dhe nëse ka nevojë edhe për argumente historiko militare, një president ka arkiva zyrtare , ka histori zyrtare, ka Akademi dhe mbi të gjitha  nuk ka pse pyet një njeri që çuditet se ka lexuar një libër. Po të lexosh dhjetra, ose qindar nuk çuditesh më. As Presidenti nuk ka pse çuditet pse ka dëgjuar një broçkull të servirur si fakt historik. Po të lexoj pak më shumë, por dhe në rast se përton, nëse dëgjon pak më shumë, nuk do infektohet nga deliri I njerëzve që e caktojnë veten historian.

Kur Presidenti I një vendi merr një vendim si ai që ka marrë duhet të jetë I qartë dhe unë mendoj se Ilir Meta ka qenë shumë I qartë kur ka firmosur. Më I paqartë është pasi e ka firmosur dhe po përpiqet të shpjegohet sikur ka ndonjë hall. Ndoshta dhe ka , por ajo që u bë, u bë. Nuk është ndonjë hata e madhe . Presidenti nuk ka pse shpjegohet më, për Teatrin. Nuk besoj se dikush është I paqartë .  Më shumë dëm bëjnë këto shpjegimet, sidomos kur bazohen në broçkulla delirantësh.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ A do të ketë autonomi për serbët e Kosovës?
Previous article ARTUR ZHEJI/ Koalicioni PD-LSI nuk e tremb dot Ramën, nuk kanë këllqe për të duruar opozitarizmin e gjatë

F.autor

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k