• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Presidenti ka shpallur sekret shtetëror “krimin” e tij
Home
Blog

MERO BAZE/ Presidenti ka shpallur sekret shtetëror “krimin” e tij

October 26th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ilir Meta ka gjetur zgjidhjen e vetme që ka çdo hajdut i fortë, kur kapet me presh në duar. I vënë para presionit të disa gazetarëve për të hetuar dosjet skandaloze të dhënies së shtetësisë, njerëzve me precedentë penal, vrasësve apo personave në hetim, ai ka deklaruar sot se do të përdorë kompetencën e tij, për t’i shpallur këto dosje sekret shtetëror për dhjetë vjet.

Është njësoj sikur të kapësh një hajdut tek dera e shtëpisë që sapo e ka vjedhur, dhe ai të mos të të lërë ta shikosh se çfarë ka vjedhur, duke të thënë se kjo është privatësia e tij.

Por deklarimi i sotëm i Presidentit të kapur në flagrancë ka dhe disa të mira.

Së pari, provon se shtypi ka kapur një hajdut duke vjedhur dhe ai kërkon të mbrohet me ligj që të mos hapen dosjet, ndryshe nga transparenca që ka premtuar. Në fund të fundit detyra e shtypit deri këtu është, të kapë hajdutin. Për ta dënuar e ka në dorë drejtësia.

Së dyti, ky akt dëshmon se ajo pjesë e shtypit që e zbuloi dhe provoi këtë skandal, është në anën e së drejtës dhe të vërtetës, ndërsa banda e Presidentit që është turrur të fyejë dhe shantazhojë gazetarët, është në anën e vrasësve dhe terroristëve, që presidenti i ka bërë pjesë të shtetit shqiptar.

Së treti, procesi provoi se pas tre javësh beteje, ai që u tmerrua ishte Presidenti dhe jo gazetarët, edhe pas kërcënimeve të tij. Në fund ai si burracak detyrohet të sekretojë dosjet, që të mos i dalin të palarat në publik.

Po përtej këtij diskretitimi publik të presidentit, në fakt kemi një akt të ri antiligjor të tij.

Ligji “Per informacionin e klasifikuar” i njeh të drejtën Presidentit të jetë një nga katër autoritetet që kanë të drejtë të klasifikojnë informacionet si “sekret shtetëror” (neni 4), por ligji po ashtu përcakton qartë se në çfarë fushe shtrihet kjo kompetencë.

Nga ana tjetër, afati dhjetëvjeçar është afati maksimal që ai ka kompetencë të sekretojë një dokument zyrtar, që nënkupton që është një dokument me rëndësi kombëtare maksimale.

Dosjet e trafikantëve që Ilir Meta ka bërë shtetas shqiptarë, kanë rëndësi vetëm që të mos dënohet Ilir Meta, pasi për shtetin shqiptar nuk kanë asnjë rëndësi. Ata nuk përfshihen në fushat ku Presidenti mund të shpallë sekret shtetëror një dokument.

Klasifikimi i informacionit sekret shtetëror nuk bëhet sipas qejfit, por për shkaqe të përcaktuara ligjore. Këto shkaqe i përcakton neni 6:

Sipas ligjit në fjalë, informacioni do t’i nënshtrohet procesit te klasifikimit kur lidhet me:

a) plane ushtarake, armatime, ose operacione;

b) aftësi apo dobësi, kapacitete te sistemeve, instalimeve, projekteve dhe planeve qe kane te bëjnë me sigurinë kombëtare;

c) veprimtari te shërbimeve informative, me forma dhe metoda të punës, me kriptologji në objektet e mjetet teknike, në vendet ku përpunohet dhe arkivat ku ruhet informacioni;

ç) informacione të qeverive të huaja, marrëdhënie ndërkombëtare, ose me veprimtari ndërkombëtare të Republikës se Shqipërisë, si dhe me burime konfindenciale;

Dhënie e shtetësive nuk përfshihet në asnjë prej këtyre katër pikave që parashikon ligji. Pra Presidenti ka përdorur një të drejtë të dhënë nga ligji, për të shpikur si objekt të këtij ligji, diçka që nuk është e tillë.

Thjesht ka shpallur sekret “mallin e vjedhur” me dorë të tij. Dhe në këtë rast, “malli i vjedhur” janë dosjet antiligjore të cilat kanë prodhuar trafik pasaportash dhe natyrisht pagesa nën dorë, se unë nuk besoj që presidenti u bën dhurata personave në kërkim nga dashuria për ta. Presidenti me pak fjalë ka shpallur sekret shtetëror krimet e veta.

I sigurt se Prokuroria nuk ka guxim ta hetojë dhe i gjendur ngushtë nga gazetarët që ja faktuan këtë skandal, Ilir Meta ka vendosur të heqë qafe shtypin, duke i shpallur ato dokumente “sekret shtetëror”, që dhe nëse botohen, të ndëshkohen gazetarët. Nuk ka pasur rrugëzgjidhje tjetër.

Transparenca që ai premtoi se do të bënte, ishte varri i tij para publikut. E vetmja zgjidhje është të mbrojë krimin e vet, duke e shpallur sekret shtetëror.

Kaq ka në dorë për të mbrojtur krimet e veta, kaq ka bërë. Tani Prokuroria dhe Parlamenti, që kanë kompetencë të shikojnë këto dosje, duhet të hidhen në veprim.

Nëse SPAK hesht, një Komision Hetimor parlamentar duhet të tërheqë dosjet dhe t’i hetojë një për një, duke ja çuar në derë Prokurorisë. Pastaj po deshën të shpallin “sekret shtetëror” dënimin e Ilir Metës, mund ta shpallin. Nuk mërzitemi dhe po nuk e morëm vesh. Boll të dënohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ E mjera ti moj Jozefinë! Këta të përzënë nga shtëpia e të lidhin te mani!
Previous article ILIR YZEIRI/ Letërnjoftimi shqiptar dhe atentati i Ilir Metës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k