Debati I nxehtë që ka hapur inciativa e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç lidhur me të ashtuquajturën “korrigjim kufijsh”, ka bërë që shumë vende perëndimore që u angazhuan për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj, të ndjehen të tradhëtuara. Jo vetëm debatet e Carl Bild me Hashim Thaçin, apo zemërimi I administratës gjermane, apo franceze, por dhe shumica e shtypit amerikan ndjehen të tradhëtuar, jo nga përfundimi I këtij procesi, por nga nisja.
Dhe arsyeja është e qartë.
Ky është I vetmi proces që vlen për Serbinë, vetëm si nisje dhe jo si përfundim.
Nisja e këtij procesi hedh në kosh të plehrave investimin perëndimor në Kosovë, luftën për lirinë e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj.
Tani pas 20 vitesh, fare papritur vihen në diskutim kufijtë për të cilët ata u investuan dhe kjo është një thyerje e marrëveshjes me Perëndimin.
Këtë traumë të Perëndimit zyrtar që e ndjejnë zakonisht diplomatët e rracës, e bën dhe më të rënd fakti që Serbia nga ky proces e ka fitoren paradhënie. Pra Serbia fiton në këtë proces vetëm se ai nis dhe jo si ai mbaron. Nisja e këtij procesi I jep të drejt Serbisë të tregoj si të gabuar investimin e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj dhe fut në lojë faktorët e tjerë gjeopolitikë antiperëndimorë në atë kohë kundër Kosovës.
Pra është një proces për të cilin nuk ka rëndësi fundi Dhe nëse Kosova e jep Veriun dhe nëse merr ca katunde afër Gjilanit prej Serbisë, dhe nëse nuk bën asgjë, Serbia është e fituar pasi dokumenton se investimi I Perëndimit për Kosovën ishte I gabuar dhe këtë e ka të konfirmuar nga pala kosovare. Është kjo arsyeja që Perëndimi ndjehet I tradhëtuar nga ky proces, edhe pse ndonjë politikan I Perëndimit në Bruksel apo SHBA që nuk e mban mend fare cfarë bëri perëndimi për Kosovën mund ta sodis I pashqetësuar këtë proces.
Ky nuk është një proces që ka ndonjë rëndësi si përfundon për Serbinë, pasi Serbia nuk ka ndërmend ta përfundoj kurrë. Ajo do vetëm ta fillj dhe është gati afër suksesit.
Leave a Reply