Ilir Meta duket se ka përmbysur për një javë, modelin që opozita ka në kokë për Presidentin. Për vite të tëra opozita e Berishës, kultivoi modelin e një presidenti që duhet të jetë refuzues ndaj qeverisë për çdo gjë. Këtë model e vulgarizoi me Bujar Nishanin, duke e ngritur në institucion banalitetin.
Por pas kthesës opozitare të Ilir Metës më 2018 kjo ndodhi dhe me Ilir Metën.
Ajo që është mësuar opozita të dëgjoj nga Presidenti është mos dekretimi I ligjeve, kthimi I çdo iniciative ligjvënese të qeverisë dhe krijimi I pothuajse gjendjes së luftës mes qeverisë dhe Presidentit.
Për hire të së vërtetës prej vitit 2018, dhe sidomos pas marrëzisë së bojkotit të zgjedhjeve dhe parlamentit, Ilir Meta ka qenë kryeopozitari institucional dhe I vetëm I Shqipërisë. Dhe vazhdon të jetë. Opozita jonë parazitare ka pas tek ai të vetmin mekanizëm për të prodhuar debat politik, herë herë duke e bërë qesharak, ndonjë herë dhe duke I lavdëruar skenat e tij anormale, jo vetëm ligjore, por dhe psiqike.
Me pak fjalë opozitës nuk I është bërë vonë, se si e ka katandisur figurën e Presidentit Ilir Meta. Asaj, si opozitë parasite që është, I ka interesuar që ai të punojë për ta, 24 orë.
Dhe ai e ka bërë.
Ratsi për të cilin po bëjnë si të shqetësuar, nuk ka ndonjë ndryshim nga rastet kur Ilir Meta ka bërë sikur ka firmosur ndonjë ligj .
Ai thjesht ka në dorë ta kthejë një ligj në parlament dhe pas dy javësh ai të kaloj përsëri.
Këtë rradhë nuke ka bërë, se ai beson tek masat shtrënguese në kushte pandeie.
Ndryshe nga disa segemente të opozitës ai dhe angazhimin në këtë periudhë, e ka pas normal. Është sjellë si një qyetar që ka dash të shpëtoj prej COVID19, dhe jo si një opozitar që do të shpëtoj nga Edi Rama.
Por kjo nuk ndryshon asgjë nga pozicioni I tij opozitar. Dhe nëse nuk do ta firmoste ai, do kalonte sërish në parlament.
Lehtësinë për këtë, qeverisë dhe Edi Ramës, nuk ja ka krijuar Ilir Meta, por Lulzim Basha e Sali Berisha, që kanë bojkotuar parlamentin.
Po të ishin ata në parlament, Edi Rama nuk do ti kishte 84 vota për ndryshime të Kodit Penla. Është kaq e thjeshtë që faji për ndryshimet është I Lulzim Bashës e Sali Berishës, sa vetëm idjotët nuk e kupotojnë.
Ilir Meta në këtë rast është duke menaxhuar marrëzinë e tyre opozitare dhe jo raportet me Edi Ramën. Me atë si ka pas kurrë në rregull.
Nuk e kuptoj përse I ka tradhëtuar Ilir Meta këta opozitarët e shqetësuar. A janë këta që bojkotuan Kuvendin? A janë këta që bojkotuan zgjedhjet dhe e përdorën Ilir Metën si kamikaze ti shtynte dhe pastaj nuk dolën as nga hstëpia më 13 Tetor? A janë këta që e mbushën parlamentin me ata që shikojmë e “shijojmë” çdo ditë? Çfarë ka në dorë Ilir Meta të ndreq nga marrëzitë e tyre, përveçse të bëj atë luftën donkishoteske si kryeopozitar institucional, që e ka bërë dhe ka shkatërruar institucionin e Presidentit.
Tani këta në vend të kutjohen se çmarrëzi kanë bërë dhe të reflektojnë, bëjnë sikur gjetën një alibi të re për dështimin e kësaj jave dhe ai është Ilir Meta.
Larg qoftë të bojkotojnë dhe institucionin e fundit opozitar që u ka mbetur, pas gjysmë karrikes së Voltanës.
Mos u ngutni se do tu duhet prap javën që vjen, muajin që vjen, vitin që vjen. Nuk keni tjetër, se kështu e keni katandisur opozitën. Mund të ishit vet aty në parlament e ta ndalnit ndryshimin e Kodit. Tani po shkove pas brumbullit, në pirgun e plehrave do përfundosh.
Leave a Reply