• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përse Berisha nuk e thyen vet karantinën?
Home
Blog

MERO BAZE/ Përse Berisha nuk e thyen vet karantinën?

April 26th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Mendoj se duhet bërë një lëshim për Sali Berishën. Një lëshim duke I dhënë një status personi të privilegjuar, jashtë e-albania-s.

Duke qenë se ai po përpiqet të frymëzoj një lëvizje kundër masave të izolimit, duke I quajtur ato terror politik, me retorikën e tij të përditëshme në kërkim të vdekjeve që nuk po vijnë, ai duhet vënë në provë.

Meqë  Berisha mendon se rruga më e mirë për të arritur tek vdekjet që nuk I duken shumë, është thyerja e masave të izolimit, e maskuar si protest kundër atyre që i quan masa kriminale, ai duhet lejuar të dal në rrugë.

Tashmë masat e izolimit nuk janë temë debati. Ato janë rregullore lufte dhe nuk ka njeri ndërmend të hyj në debat me Berishën për këtë gjë.

Por një lëshim I duhet bërë.

Për ta kuptuar të gjithë, në rradhë të parë të vetët, se sa hipokritë është dhe me njerëzit e tij, kur u kërkon të thyejnë karantinën.

Unë nuk e di se çfarë e pengon këtë njeri, të heq maskën, të heq dorezat e të dal gjithë ditën rrugëve.

Kështu së paku nuk u duket hipokrit idhtarëve që kundërshtojnë masat izoluese.

Nuk është mirë të arrestoni për këtë gjë. Nëse keni ndërmedn ta bëni, ka plot krime të tjera në listë që mund ta arrestoni.

Lereni të bredh disa ditë rrugëve, të sillet si njeri I lirë, dhe ta heq këtë merakun e masave izoluese. Por ai nuk e bën.Nuk e ka bërë deri tani, por u bën thirrje të tjerëve

Vet mbyllet, ose tel Vila në Lalëz ose tek apartamenti në Tiranë dhe nuk del në rrugë. Vet e di që mund të infektohet dhe me moshën që ka ti krijohen problem.

Por mënyra dhe këmbngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës,  është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vet karantinën, por ua kërkon të tjerëve.

Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si I çmendur, nëse do.

Por në fakt ai nuk do. Ai thjeshtë do të frymëzoj një lëvizje idjotësh me shpresë që të shtohen vdekjet në kurriz të tyre, jo në shpinë të tij.  Vet duket se e di mire, që Zoti nuk është si Drejtësia shqiptare që bën dhe pazare politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISA MYZYRAJ/ Ku u bazua Monika që tha COVID-19 është konspiracion
Previous article BEN ANDONI/ Pse COVID-19 nuk është Lufta e Dytë Botërore për shqiptarët?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k