• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përdorimi i fundit i Ilir Metës nga Lulzim Basha
Home
Blog

MERO BAZE/ Përdorimi i fundit i Ilir Metës nga Lulzim Basha

November 21st, 2021 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha ka gjetur me se ta forcojë pesimizmin në radhët e atyre militantëve që mbështesin Sali Berishën. Ka tërhequr në skenë Ilir Metën, dhe bën sikur lufton me të. I analizon gabimet, e kritikon pse u shkatërroi fushatën elektorale, i kujton se ishte faktori vendimtar në shkatërrimin e LSI si partnere opozitare etj. Është një mënyrë elegante për ta tërhequr atë në skenë dhe për ta hedhur në luftë.

Dhe Ilir Meta nuk e zhgënjeu. Me të njëjtin pasion që doli dhe tha se Lulzim Basha e ka përdorur atë për të anuluar zgjedhjet lokale të vitit 2019, me të njëjtin pasion fillon e merr pozicion në betejën e Bashës me Berishën, duke u njehsuar me Berishën.

Është fiks ajo që Basha kërkon nga ai.
Më 2019, e besoj Ilir Metën që Basha kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve nga frika e ndonjë gjakderdhje. Dhe Meta ja paska plotësuar dëshirën. Por nuk e kuptoj pse ja plotëson tani dëshirën, duke u përfshirë në konfliktin brenda PD dhe duke u bërë palë me Berishën.

Ilir Meta është një figurë që demokratëve u duhej për pushtet por nuk e deshën kurrë. Fakti që ai është një figurë aq pak popullore në Shqipëri, vjen pikërisht se është përdorur historikisht nga PD dhe nuk e kane dashur kurrë. Kështu e majta e ka marrë inat si tradhtar, ndërsa PD e ka dashur vetëm si shërbëtor. Është kjo arsyeja që ai i ka aq të ulëta kuotat në opinion publik.

Duke e thirrur në skenë dhe duke e bërë palë me Berishën, Basha ja ka arritur t’i dëshirojë militantët e Berishës, kur e kuptojnë që janë bashkë më një front me Ilir Metën.

Dhe Ilir Meta e kupton këtë, e kupton që Lulzim Basha po e përdor përsëri pë hallin e vet, por nuk ka rrugë tjetër. E vetmja rrugë që e frymëzon për luftë është ajo që frymëzon dhe Berishën, është beteja me SHBA. Dhe para atij halli te madh, ai pranon të keqpërdoret përsëri nga Lulzim Basha. TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Paradoksi në PD: Berisha kërkon të jetë ai që nuk është dhe është ai që nuk duhet
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Arithmetika e sikletshme e Kuvendeve të 11/18 dhjetorit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k