• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 20th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ PD ka humbur gjithnjë e bashkuar, përpara se të “hante bar”
Home
Blog

MERO BAZE/ PD ka humbur gjithnjë e bashkuar, përpara se të “hante bar”

March 19th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Ka një përpjekje të Berishës për t’u paraqitur si shef kuadri i Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, duke komentuar çdo emërim apo lëvizje drejtuesish pas zgjedhjeve në SHBA. Dhe natyrisht, në qendër të sulmeve janë dy ish-ambasadorët e fundit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu dhe Yuri Kim, të cilët mbanin së fundi poste të larta në Departamentin e Shtetit dhe që, normalisht, duhet të lëvizin nga vendi i punës pas zgjedhjeve në administratën e re.

Me ambasadoren Yuri Kim nuk u del inati që kur tha: “Nëse do shkoni pas Berishës, do hani bar”, ndërsa nuk e di saktë çfarë inati kanë me Donald Lu, pasi, siç tregon dhe Berisha, ai e ka respektuar dhe i ka shkuar edhe në zyrë.

Sidoqoftë, duke i përndjekur ata se ku po lëvizin e çfarë po bëjnë, nuk është se ndikojnë në jetën e tyre, por duan të ngrenë në Shqipëri mitin e rremë se ata të dy i kanë penguar të jenë opozitë e fortë dhe të vijnë në pushtet.

Dhe kjo është një gënjeshtër e zakonshme nga ana e Berishës.

Ambasadori Lu ka qenë këtu para zgjedhjeve të vitit 2017, dhe ato zgjedhje ishin konsensuale përsa i përket përgatitjeve dhe u zhvilluan me qeveri të përbashkët PD-PS. Marrëveshja Rama-Basha, aq shumë e lavdëruar nga Berisha, përfundoi me qeveri të përbashkët dhe me shumicë agjencish të drejtuara nga PD. Nuk di ç’dëm u bëri ambasadori amerikan këtyre të PD-së, përveçse u bekoi marrëveshjen dhe mbështeti Lulzim Bashën.

Yuri Kim po ashtu. Ajo u bë iniciatore e marrëveshjes elektorale të vitit 2021, për të rikthyer PD-në në parlament, dhe Basha e Rama firmosën një marrëveshje nën garancitë e saj. Ajo ka qenë neutrale para zgjedhjeve dhe ka qenë kritike vetëm me qeverinë në disa aspekte të korrupsionit dhe dekriminalizimit.

I gjithë miti i përçarjes së opozitës është një gënjeshtër e përkryer e këtij mandati. Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA një muaj e ca pas zgjedhjeve, dhe beteja e Yuri Kim që PD të respektonte verdiktin e SHBA ishte detyrë e saj funksionale. Ajo i kërkoi Bashës që Berisha të mos identifikohej me grupin parlamentar të PD-së, dhe ai e bëri si detyrim ndaj SHBA dhe mbështetjes që ajo i kishte dhënë PD-së. Kur ai po hezitonte, ajo bëri deklaratën e “barit” që i ka ngelur në mendje Berishës.

Pra, nuk ka asnjë palë zgjedhje që nga 2013 ku opozita të ketë hyrë e përçarë për shkak të SHBA-së. Përkundrazi, SHBA ka qenë në anën e opozitës para çdo pale zgjedhjesh.

Përçarja e opozitës ndodhi pas zgjedhjeve të 2021 dhe më 2025, është hera e parë që opozita po hyn e përçarë në zgjedhje, por jo për faj të SHBA-së apo Britanisë së Madhe, por për faj të Berishës, që e do PD-në si bunker për veten e vet dhe familjen e tij të kriminalizuar.

Prandaj nuk është mirë të gënjehen demokratët duke u thënë që këto tre palë zgjedhje i kemi humbur se kemi qenë të përçarë nga SHBA, por tani do fitojmë se jemi të bashkuar.

Jo!

Këto tre palë zgjedhje i kanë humbur të bashkuar dhe me SHBA-në në krah. Këto do t’i humbasin të përçarë me LaCivitën në krah.

Pra, ajo shprehja “do hani bar” është pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 2021. Nuk ka ndikuar ende në ndonjë palë zgjedhje. Mund të ndikojë në këto zgjedhje, por “bar” nuk ka më. Ka mbaruar si ofertë. Bari ishte opsion kur ishit të bashkuar.

Tani jeni “një m…” të bashkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTIM LUKU/ "Mreti" i merkatos politike
Previous article LUTFI DERVISHI/ Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k