Edhe grupi i deputetëve shëtitës dhe të pasigurtë, është po ashtu një fenomen i ri. Për shkak të mitit të Berishës si “sundues” në parti, ata ikën nga Alibeaj dhe shkuan drejt Berishës, por as nuk sillen dot si ata kokulurit e Berishës, as si këta gjoks-drejtët e Alibeajt. Me sa duket kanë menduar se po shkuan tek Berisha do shkojnë si fitimtarë e do priten me lule. Në fakt, aty ka vend vetëm për ushtarë.

Sidoqoftë do të mjaftonte kjo ndarje, për të kuptuar se një opozitë e gjallë, produktive dhe e besueshme, është ajo PD pa Berishën. Tezat e Sali Berishës dhe Ilir Metës për opozitën peng, në fakt janë teza që duhet t’ia adresojnë vetes.

Opozita shihet qatë që është peng i Sali Berishës. Peng i tij ka qenë dhe Lulzim Basha. Fakti që Lulzim Basha iku dhe pengu mbeti, tregon se problemi nuk ka qenë tek Basha si peng i Berishës, por tek opozita që është peng i Berishës.

Ndarja tregon qartë ku është problemi. Dhe kjo është arsyeja pse Berisha po nxiton ta pushtojë PD pa zgjedhje, pa forume, pa garë, por vetëm më revanshin e fitores mbi Lulin mbi 6 mars. Problemi eshtë se demokratët duan të mundin Ramën dhe jo Bashën. TEMA