• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ (Pa)përgjegjësia e Kosovës ndaj kufijve të saj!
Home
Blog

MERO BAZE/ (Pa)përgjegjësia e Kosovës ndaj kufijve të saj!

August 26th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon i vetëm negociatat me Presidentin e Serbisë në prani dhe të disa faktorëve ndërkombëtarë për të ndryshuar kufijtë aktualë të Kosovës nën pretendimin e një procesi paqësor.

Nuk është më interesante të flasim për rrezikun e këtij hapi për Kosovën dhe as për errësirën në të cilën futet e ardhmja e Kosovës nga fillimi i një procesi që nuk do ketë kurrë fund.

Ajo që sot është e rëndë ka të bëjë me indiferencën e skajshme të klasës politike në Kosovë ndaj këtij procesi që tashmë ka nisur. Presidenti Thaçi e ka bërë hapin e parë zyrtar, ka folur publikisht në krah të Presidentit të Serbisë për këtë proces, kanë shkëmbyer konsiderata për njëri tjetrin, dhe duket se ka pas një grup politikanësh “të erës së re” të Trumpit edhe në Europë, që po asgjësojnë arritjet e epokës neoliberale, ku Kosova është shteti i parë dhe i fundit që fitoi lirinë në emër të të drejtave të njeriut nga filozofia politike e Bill Klintonit dhe Tony Blair.

Shqipëria ka mbajtur një qëndrim serioz përmes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka vlerësuar se sovraniteti i Kosovës ka një rrezatim më të gjerë se sa kufijtë e Kosovës dhe se nuk duhen harxhuar energji për mënyrën se si duhet të kompensohet Serbia.

Por ndërkohë që në Alpet e Austrisë ky proces ka nisur zyrtarisht, Kosova po ngjan si në fabulën e atij gomarit që është duke e ngrënë ujku dhe thotë “bëje zot ëndërr”.

Procesi i ndarjes së Kosovës nuk është më ëndërr. Presidenti i saj ka hedhur sot një hap zyrtar dhe Kosova duhet të ketë një përgjigje institucionale për këtë proces. Ajo ose duhet ta ndalë me Parlament, ose duhet t’i bashkohet presidentit Hashim Thaçi, për të marrë së bashku përgjegjësinë e asaj që po ndodh.

Ky proces nuk mund të ndiqet, as me humor dhe as me qesëndi nga kafenetë e Prishtinës, por me përgjegjësi nga Parlamenti i Kosovës dhe institucionet e saj. Presidenti i Kosovës nuk është duke dhënë intervista për qejf, apo duke shpalosur vizione elektorale. Ai është duke vepruar. Tani Kosova duhet ta ndajë mendjen a është me Hashim Thaçin në këtë proces apo kundër tij. Dhe këtë duhet ta bëjë jo duke bërë luftë politike me Hashim Thaçin, por duke marrë përgjegjësi për atë që do të vendoset.

Ky momenti, kur ai është duke bërë bisedime për Kosovën dhe politikanët e tjerë në Kosovë janë duke treguar barcaleta për të, e duke këputur mufka politike, është më i papërgjegjshmi i mundshëm.

Kosova ka nevojë të ketë një zë legjitim në këto bisedime dhe kjo arrihet duke i dhënë mandat ose jo Hashim Thaçit për të biseduar për kufijtë e Kosovës. Çdo gjë tjetër është jo vetëm joserioze por dhe e rrezikshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR ZHEJI/ KM-ja që vdes për Ronaldon dhe “Yjet që rrijnë e vështrojnë!”
Previous article SPARTAK NGJELA/ Pse nuk ikin hajdutët nga drejtimi i Shqipërisë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k