• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Opozita si gjobëvënëse!
Home
Blog

MERO BAZE/ Opozita si gjobëvënëse!

September 2nd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze/

Fillimi i sesionit të ri parlamentar, po thekson një identitet të ri që Lulzim Basha i ka dhënë opozitës së tij, e pangjashme me askënd më parë. Nëse Berisha ka pas bërë një opozitë të egër dhe thuajse revolucionare, Rama një opozitë të stukturuar dhe mbështetur mbi figurën e tij, Lulzim Basha po vizaton para shqiptarëve një tip opozite që mendon se fuqia e saj është gjobvënia.

Të gjitha aksionet politike të saj, dhe të gjitha fabulat e rastësishme që gjen rrugës, për ti thyer në kauza në themel të tyre kanë gjobëvënien.

Nëse shikon artikulimin e Bashës për vizionin e tij politik, ti e kupton që ai nuk ka asnjë plan veprimi, por një plan refuzimi ekstrem që në fund kthehet në gjobë. Nëse ti e pyet atë sot se çfarë do bëj PD me reformën zgjedhore, ai nuk të thotë asgjë. Ai të thotë që Reforma nuk ka rëndësi se ne nuk do hymë në zgjedhje me këtë kryeministër e “bla bla bla” për të të lënë pa një përgjigje. Si në çadër.

Përgjigjia reale që ti nënkupton është nëse na japn diçka hymë në zgjedhje.

Nëse ti e pyet Lulzim Bashën se cfarë do bëj me zgjedhjet brenda parties, se tha do ti bëj në Korrik, por nuk ka zgjedhur asnjë kryetar, ai të përgjigjet, se duhet të shikojmë tek e keqja kryesore që është Edi Rama, me Edi Ramën ska as zgjedhje partiake, as parlamentare, ne pa e hequr atë nuk bëjmë zgjedhje. Dhe ti e kupton se është dukë të thënë se do një pazar.

Ti e pyet Lulzim Bashën se çdo bësh me aleancat politike dhe LSI dhe ai të përgjigjet sërisht se nuk ka rëndësi, pasi rëndësi ka Edi Rama, me atë nuk hyhet në zgjedhje dhe ti e kupton prap që ky do një Pazar në formë gjobe.

Ti e shikon se si disa drejtues të tij e mbushin ditën e punës duke shfletuar buletinin e prokurimeve publike dhe duke shpallur kriminelë ose hajdut, çdo biznesmen që ka fituar një tender, ndërkohë që veprimtaria qeverisëse në vend mbështet pikërisht mbi tenderimin. Arsyeja është e thjeshtë. Shumë prej atyre biznesmenëve kanë qenë klientë të PD dhe kanë qenë të detyruar të paguanin për të dhe tani Lulzim Basha është duke vrarë mendje se kë paguajnë, siç paguanin atë. Është duke u llogaritur gjobën. Shumë kauza politike të shpikura si kjo e Teatrit mbështet sërisht mbi një llogari gjobëvënie , pasi PD më shumë llogaritë metrat katrorë dhe merret me biznesmenin që e ka pas klientë të vet, se sa merret me anën ligjore të problemit.

Nga ana tjetër biznese të mëdha në vend, që konsiderohen klientela të qeverisë, shihet se nuk lakohen shpesh prej opozitës edhe pse marrin tendera apo koncesione të mëdha, pasi ata dinë rregullin që në fillim u duhet mbyllur goja gjobaxhinjëve të opozitës.

Është pikërisht ky identitet i opozitës, e cila e ka bërë atë konfuze dhe të paqartë për të ardhmen e vet, por shumë të qartë si gjobaxhie.

Opozita i sotme ngjan si ish zyra urbanistike e Bashkisë së Tiranës, ku siç tregojnë ndërtuesit ti flisje me Bashën, ai ulte duartë poshtë tavolinës dhe llogariste metrat katrrorë që po të jepte.

Kjo fizionomi e opozitës së sotme, e ka bërë atë të pabesueshme, pasi ndërsa hiqet e fort me ndonjë biznesmen që nuk i paguan më haraç, rri sustë para atyre të mëdhenjëve që bëjnë dëme të mëdha dhe ajo s’guxon tu përmend as emrin, edhe pse Edi Rama i tall për këtë gjë në Kuvend.

Është kjo opozitë që kauzat me shumicë i merr nga grupe delexhinjsh e hajdutash të ish administratës së saj, dhe që sot mendojnë se mund ti mbledhin gjobat jo si ish drejtora, por si OJQ. Është pikërisht ky model opozitarizmi, që prodhon kauza të ratsishme, siç janë të rastësishëm klientët e gjobave, që u shfaqeshin në zyrë dikur ish drejtorëve. Dhe ti pret më kot të kuptosh çdo bëj opozita, a do hyj në zgjedhje, a do bëj reformë zgjedhore, a do bëj koalicion, a do bëj marrveshje, … Ajo thjeshtë do të vërë ndojë gjobë për çdo gjë. Dhe për zgjedhje. E di që nuk fiton gjë dhe kërkon diçka në tavolinë. Si pas çadrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZAMIRA ÇAVO/ Dhjetë arsye pse aleanca PD-LSI nuk mund të jetë fituese!
Previous article ANALIZA/ Rishikimi i kufijve të Ballkanit do të ishte një gabim fatal

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k