• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Opozita, që Bashës “nuk ia quajnë”
Home
Blog

MERO BAZE/ Opozita, që Bashës “nuk ia quajnë”

October 7th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ka një përpjekje të Lulzim Bashës të shfaqet si opozitar formalisht i ashpër në Parlament. Të bëjë gjeste force, të shajë, të prodhoj debat apo gjëra të tilla. Nuk është ndonjë shpikje e re, se o kanë bërë të gjitha opozitat, por mbi të gjitha, vetë PD. Vetë Basha si lider i opozitës në Shqipëri ka bërë gjeste dhe më të forta se kaq.

Kur të shkruhet historia e tij politike, ai do të ketë rekordet më radikale në historinë e pluralizmit në Shqipëri, pasi ka bojkotuar një proces zgjedhor dhe ka djegur mandatet e një legjislature, çka në 30 vjet nuk e ka bërë askush.

Edhe socialistët që i kanë braktisur një herë zgjedhjet, nuk i kanë bojkotuar, por janë larguar në mesditë dhe prapë i morën 10 deputetë.

Lulzim Basha i ka bërë të gjitha formalitetet për të qenë lider radikal në Shqipëri, por nuk ia ka quajtur njeri. Ia kanë quajtur si gjeste të nxitura nga Berisha. Atë nuk e kanë marrë seriozisht si kryetar të PD, derisa ishte një beniamin i Berishës.

Kështu gjithçka radikale që ka ndodhur në mendjen e njerëzve lidhet me Berishën, edhe pse formalisht i ka bërë Basha.

Tani që ai është ndarë nga Berisha dhe ky i fundit ka marrë rrugët dhe po e mallkon si plakat e liga, Basha ka kompleksin që të eklipsojë akuzat e Berishës që e akuzon “si bashkëpunëtor të Ramës”.

Për Bashën është një rrugë e re të drejtojë PD-në pa Berishën dhe natyrisht duhet pak kohë të formojë profilin e tij real, nëse mund ta formojë, si lider opozite. Le ta formojë atë si të ketë dëshirë, në do radikal, nëse do normal, nëse do kritik apo denoncues. Kë ka më të natyrshmen.

Të vetmen gjë që nuk duhet të bëjë, është të bëjë kot, të shtiret dhe të impostohet, pasi problemin më të madh që ka si politikan, është që njerëzit e konsiderojnë fals. Opozita e tij e re pa Berishën ka nevojë për identitet real dhe jo kopjim të Berishës.

Nga ana tjetër, ndaj akuzave të Berishës, ai duhet t’i përgjigjet  Berishës dhe jo Ramës. Kur Berisha gënjen në çdo foltore, kur Berisha thotë që i kam kërkuar dorëheqje, kur Berisha thotë që e kam kritikuar se ka spastruar partinë nga individë me vlerë apo gënjeshtra të tjera, ai duhet t’i përgjigjet si qëndron e vërteta, që gënjeshtrat e tij të mos kthehen në ushqime për turma pa tru.

Basha duhet t’i japë përgjigjen e tij Ramës për qeverisjen e keqe dhe Berishës për gënjeshtrat e tij, dhe jo nga kompleksi që ka nga ndarja me Berishën, të bëjë kot si i fortë, që t’i mbyllë gojën Berishës.

Berisha nuk ia quan Bashës opozitën e tij, dhe sikur ta vrasë fizikisht Ramën, pasi do të thotë ishte me marrëveshje, ndaj lodhet kot të bëjë opozitë duke mbajtur kokën nga Berisha. Ai duhet t’i bëjë opozitë Ramës, ashtu si di të bëjë dhe po aq opozitë Berishës, për ato që thotë.

Vetëm kjo do ta bëjë një politikan që mund të merret seriozisht. Kjo sjellja “Bjeri Ramës, që t’i mbyllë gojën Berishës”, nuk i bën dëm as Ramës, as Berishës. Vetëm atij që bën sikur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ PD-ja me primare si Republikanët amerikanë???
Previous article SPARTAK NGJELA/ Si do ta shpëtojë Saliu veten? Vetëm ai e di

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k