• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një propozim që çliron frikën nga listat e hapura
Home
Blog

MERO BAZE/ Një propozim që çliron frikën nga listat e hapura

July 9th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Marrëveshja për zgjedhje po prodhon një teatër të ri politik, i cili po i përngjan asaj historisë së fshatarit me qershitë, që i kishte pshurur kur i mblodhi që mos t’i hante njeri. Pastaj kur e mori uria filloi t’i hajë një nga një, duke thënë “këtë më duket nuk e ka zënë shurra”.

Pas bojkotit të opozitës parlamentare, Partia Demokratike dhe ajo e LSI, kanë përzgjedhur sipas burimeve nga Parlamenti, 6 deputetë nga opozita parlamentare, nga tre për secilën parti, që do të jenë përfaqësues të tyre në Parlament, për të bërë një shumicë prej 84 votash që duhen për Kodin, duke llogaritur që Partia Socialiste ka 78 deputetë.

Në fakt, socialistët kanë 74 deputetë dhe që PD e LSI ta bëjnë të plotë teatrin, duhet të marrin dhe 4 deputetë të tjerë.

Pasi i quajtën mercenarë të gjithë depuetët e opozitës parlamentare, befas thonë se gjashtë prej tyre nuk janë të tillë. Pastaj kur të duhen dhe katër të tjerë, patjetër që do t’i gjejnë dhe ata, dhe do të thonë që dhe këta nuk i ka zënë shurra.

Ky teatër qesharak, që tenton përmes blerjes së votave në Parlament, të kalojë një ligj kundër “vjedhjes së votave” në popull, duhet të marrë fund.

E gjitha çfarë tregon kjo, është se PD ka frikë nga hapja e listave dhe koalicioni me listë të përbashkët.

Socialistët duket që janë të hapur në këtë pikë. Ata janë dakord dhe për lista të hapura, dhe për propozimet e PD, dhe ato të opozitës parlamentare.

Duke qenë të tillë, ata duhet të bëjnë diçka që të hyjë në histori.

Të bëjnë një sistem, ku listat e hapura të jenë fakultative. D.m.th të vendosë secila parti si e do listën. Nëse PS e do listën e hapur, le ta hapë. Nëse do ta hapi pjesërisht, le ta hapë pjesërisht. Nëse e do të mbyllur, le ta mbajë të mbyllur.

Shqipëria e ka pas një opsion të tillë në zgjedhjet e vitit 2001. Edhe pse ishte sistem mazhoritar i përzier, në listën propocionale, partia e Genc Pollos la opsionin e listë  së hapur, që të hynte ai deputet që kishte marrë më shumë vota në popull.

Le ta bëjnë dhe tani kështu. Socialistët ta lënë fakultative hapjen e listave. Partitë që duan ta aplikojnë le ta aplikojnë. Ato që nuk duan, le mos ta aplikojnë.

Kjo tregon realisht se kush i do dhe kush nuk i do listat e hapura. Për partinë, ajo nuk ndryshon gjë. Socialistët dhe demokratët do marrin ato vota që do marrin si parti. Brenda partisë ata vendosin vetë se kush do t’i vlerësojë deputetët, populli apo partia.

Kjo i jep fund debatit dhe qetëson dhe Luzim Bashën, që ka hyrë në panik nga listat e hapura. Dhe mendoj se e ka gabim që është kundër, se me aq shumë premtime sa ka dhënë, atë vetëm listat e hapura e shpëtojnë, pasi çdo njeri që i ka dalë para, ai i ka premtuar se do ta bëjë deputet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DR. ARBEN RAMKAJ/ “Kombinati”. Hetim sekteve okulte, jo diskriminimit të komuniteteve fetare
Previous article ASTRIT PATOZI/ Janë edhe më qesharakë seç i dinim

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k