• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një film i përsëritur në kërkim të viktimave
Home
Blog

MERO BAZE/ Një film i përsëritur në kërkim të viktimave

May 11th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze/

Ajo që pritej të ishte protestë e madhe, ishte më e vogël se cdo herë tjetër. është e natyrëshme pas katër dështimesh dhe deklaratash euforike për rrëzimin e qeverisë që protesta të rrudhej dhe në rrugë të mbeten vetëm fanatikët.

Dhuna që pritej ishte më e madhe se herët e tjera. Ishtë më cilësore dhe më sasiore. U hodhën qindra bomba molotov dhe kapsolla, ju vu flaka dyerve të institucioneve dhe u lënduan reth 15 policë. Por dhe ky ishte një objektiv që pritej.

Rituali i protestës ishte po i njëjtë. Pasi u sulmua kryeministria, dhuna u zhvendos tek parlamenti. Skenat e gazit lotësjellës dhe molotovit, u përsëritën dhe ndryshimi qëndron vetëm tek numuri i të plagosurve.

Reagimi ndërkombëtar ishte po njësoj. Ambasada e SHBA, BE, Britanisë Madhe, etj., dënuan ashpër dhunën dhe i bën thirrje krerëve të opozitës të merrnin kontrollin mbi turmat dhe të vendosnin qetësinë.

Reagimi I qeverisë po njësoj. Edi Rama që tallet me zërin e Lulit dhe Erjon Veliaj që shqetësohet për qytetin dhe shkatërrimin e tij.

Reagimi I shtypit po njësoj me pak ankesa më shumë. Gazetarët e terrenit që raportojnë torturohen mes gazit lotësjellës dhe dhunës protestuesve, sic i ndodhi një ekipi të ABC.

Reagimi I qytetarëve është po njësoj. Shumica kundër dhunës, të tjerë pro saj, pa llogaritur Arben
Malaj që është I shqetësuar për cilësinë e gazit lotësjellës dhe jo për cilësinë e bombave molotov.

Dhe në fund të protestës, ne duhet të dëgjojmë sërisht Himin e Flamurit nga Lulzim Basha, që nuk dihet se kujt i betohet dhe përse, dhe të dëgjojmë se Edi Rama do rrëzohet në mes të Qershorit në protestën e rradhës.

Ky është një talenti i vecantë për ta bërë të mërzitshëm revolucionin dhe të gjitha seritë e filmit njësoj, me shpresë se do ketë ndonjë vdekje rrugës. Por ajo akoma nuk po duket dhe deri atëhere do vazhdojmë të shikojmë këtë film mediokër, në pritje të shpresës së Berishës, që dikush të vdes për të. Por deri tani e vetmja viktimë e këtij revolucioni është shpresa tek opozita.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KASTRIO KOTONI/ Dasma me top
Previous article BEN ANDONI/ Viti ’97 dhe paradokset e Opozitës që mbajnë Ramën në pushtet

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k