• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Misteri i degradimit të Lulzim Bashës në vulgaritet
Home
Blog

MERO BAZE/ Misteri i degradimit të Lulzim Bashës në vulgaritet

July 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po shfaq një anë të panjohur të tij më parë, shthurjen e gjuhës në ligjërimin publik. Ka filluar të përdorë fjalë të pista dhe të rënda, përzier me fjalë të zakonshme dhe pa kuptim, herë duke tentuar të egërsohet, kur thotë fjalë të buta, e të zbutet kur thotë fjalë të egra, duke e bërë edhe më të pakuptueshëm portretin e tij politik.

Nuk kuptohet ende çfarë i ka ndodhur. Me shumë gjasa mendon se po imiton Berishën. Por është shumë larg tij. Berisha është i vërtetë në fjalorin e tij vulgar dhe të egër, edhe pse nuk thotë të vërteta. Kur Berisha niset të të shajë, atij ia formon fjalët shpirti. Skuqet i gjithi, vetë-tërbohet, i egërsohet fytyra dhe pastaj me gjuhën e trupit e mendjes, prodhon të njëjtin mut që nxjerr edhe nga goja. Është e qartë se çfarë është duke bërë. Ti e kupton se ai është duke të sharë, ende pa e hapur gojën.

Njësoj dhe kur tenton të bëjë si burrë shteti. E ka tipike dhe gjuhën e trupit për këtë mizaskenë. Rrotullon kokën në shenjë mosaprovimi, ngul sytë diku tej dhe bën sikur thotë fjali të mëdha.

Po kështu dhe kur nis e lavdëron. I shkëlqen fytyra, e kap një e qeshur që të mos ja marrin seriozisht çfarë thotë dhe nis e lavdëron. Njësoj sikur uron gruan për ditëlindjen. Është ndoshta politikani me më shumë identitet nga gjuha e trupit në politikën shqiptare.

Lulzim Basha thjeshtë mund ta adhurojë këtë gjë, po nuk e bën dot. Se duhet ta kesh natyrale atë fjalor, atë mënyrë të menduari dhe të shprehuri. Duhet të të “tregojë boja çfarë nxjerr goja” thotë populli në këtë rast. Lulzimit, “boja”, dmth trupi, i tregon diçka tjetër, fjalët diçka tjetër dhe problemi është diku tjetër.

Një pistë tjetër mund të jetë që mund ta kenë lëshuar dhe nervat. Ndonjëherë pafuqia të bën nervoz dhe e humbet logjikën. Por dhe kjo nuk është shumë bindëse. Ai duket që është nervoz, por ato që thotë nuk kanë lidhje me fyerjen e kundërshtarit. Ai nuk kupton çfarë thotë, pasi bashkon gjëra të rënda dhe të lehta me një lehtësi të papërballueshme që më së paku tregon se ai nuk e di çfarë flet.

Por në fund të fundit, mund të jetë një rekomandim i këshilltarëve të tij për të bërë si i fortë. Ndoshta mendon se duke qenë agresiv, shpifës, i papërgjegjshëm dhe baltosës, mund të ketë sukses, ndryshe nga sa tentoi katër vitet e para, si djalë i edukuar.

Nuk është keq ta provojë, por shumë vonë për filluar formimin e një portreti të ri, të liderit të opozitës, me gjëra elementare, dmth si të flasë, si të sillet e si të ngrejë e ulë zërin. Janë ushtrime fillestare, të cilat njeriu i bën para se të hyjë në politikë. Jo tani që po bëhet gati për të dalë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONALD LU/ Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia po vjen!
Previous article THOMAS MARGONI/ Liria e Internetit është në rrezik

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k