• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Misioni i pamundur i shfajësimit të Bashës
Home
Blog

MERO BAZE/ Misioni i pamundur i shfajësimit të Bashës

July 14th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ka mjaftuar publikimi i një lajmi që lidh kunatin e Lulzim Bashës me administratorin e “Symphony Real Estate Development”, kompania që do të zhvillojë Portin e Durrësit, pas së cilës qëndron Muhamet Alabbar, dhe të ngrihet një stuhi ndaj Lulzim Bashës.

Kompania në fjalë ka emëruar administrator Oltjan Hoxhollin, një avokat, i cili është partner nga ana tjetër me Erion Isufin në kompaninë “Moveo Albania Technology”, i cili është kunati i Lulzim Bashës.

Lidhjet realisht nuk do të thonë asgjë. Hoxholli është partneri shqiptar i një prej tri kompanive juridike që përdor Alabbar në Londër dhe me sa duket për lehtësi procedurale është bërë administrator formal i kompanisë në Tiranë, e cila është thjeshtë një NIPT, që ia përcjell aktivitetin final kompanisë mëmë.

Por fakti që ai është ortak me kunatin e Lulzim Bashës ka shkaktuar një stuhi të fortë kundër Bashës brenda opozitës.

Thuajse gjithë aleatët e tij në koalicion tashmë besojnë se Lulzim Basha është ortak me Alabbar në projektin e portit të Durrësit, dhe akoma më tej tek LSI, fantazia shkon tek Edi Rama dhe ndonjë pazar i tij me Bashën.

E di që është mision i pamundur t’i dalësh përballë kësaj stuhie dhe ti vësh gjoksin Lulzim Bashës në këtë rast. Dhe s’kam ndërmend ta bëj, edhe pse për rastin konkret, më duket pa faj.

Por dua të shpjegoi pse është e pamundur ta mbrosh Bashën.

Arsyeja kryesore është se ai ka ndërtuar profilin e tij politik, si politikan pazaresh dhe përfitues fondesh dhe në opozitë.

Ai, ndryshe nga çdo kryetar opozite në këtë vend, ka mundur që brenda një mandati të ketë në dispozicion katër vila, dy në Lundër dhe dy në Hamallaj, buzë detit.

Përgënjeshtrimet e tij janë banale dhe lidhen me faktin se vilat i administron familja e gruas apo vëllait të tij. Biles në Lundër ai ka realisht 4 vila, po të llagarisësh dhe atë të vëllait dhe një vile që e përdor për shkollë private si biznes të familjes.

Duke mos u përgjigjur kurrë për ato, duke mos dhënë kurrë shpjegime logjike dhe të thjeshta, duke gënjyer që iku nga apartamenti se do t’i bënte rikonstruksion, e broçkulla të tjera, ai ua ka mbushur mendjen të gjithëve se gënjen dhe po fsheh vilat që ka blerë në opozitë.

Nuk është kriminale të blesh vila kur i ke lekët. Dhe Lulzim Basha i ka lekët. Por duke menduar se nuk është mirë të marrin vesh votuesit që ai blen vila, fillon e gënjen. Në fakt i bën më shumë dëm vetes politikisht si gënjeshtar, se sa banor i vilave.

Nga ana tjetër, e ke të pamundur të mbrosh Lulzim Bashën, kur i lakohet emri për ndonjë pazar me Edi Ramën. Gati çdo njeri, qoftë dhe mbështetës i tij ka dyshimin se ai bën pazar me Edi Ramën dhe Edi Rama ai hedh gjithmonë në pazar.

Kjo paranojë ka funksionuar dhe këtë radhë. Të gjithë besojnë se kunati ka hyrë në një farë mënyre në një biznes me Alabbar, edhe pse nuk është e vërtetë. E vërteta në sytë e njerëzve është profili i Lulzim Bashës si pazarxhi.

Ndaj në këtë rast e ke të vështirë ta mbrosh.

Edhe pse nuk ka ndonjë të dhënë të besueshme që Basha ka hyrë në partneritet në këtë projekt përmes kunatit të vet, ka një konsensus popullor që ky i bën këto gjëra.

Dhe nuk e mbron dot. Mjafton dhe një koincidencë si kjo e ortakut të kunatit të tij që ta hedh në erë. Dhe me një lider të tillë, je gjithë jetën sikur ecën mbi mina.

Pasi gjithmonë do të dal një fakt, që të të bëj të besosh, se ai të ka shitur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARANIT MURAÇI/ Treni i fundit i Elvana Gjatës dhe rruga e humbur drejt Europës
Previous article MERO BAZE/ Misioni i pamundur i shfajësimit të Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k