• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mbi frikëra të paqena për imazhin dhe stabilitetin e Shqipërisë!
Home
Blog

MERO BAZE/ Mbi frikëra të paqena për imazhin dhe stabilitetin e Shqipërisë!

March 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Edi Rama bëri mirë që udhëtoi drejt Italisë për t’u përballur me shtypin Italian dhe për të ndarë të vërtetën e tij, për atë që po ndodhin në Shqipëri. Kjo qoftë dhe për të vetmen arsye, se shtypi italian ishte nën një alarm fallco për trazira në Shqipëri dhe deri luftë civile.

Kjo ka koston e vet tek rënia e turizmit drejt Shqipërisë dhe krijimi i një psikoze pasigurie për investitorët italianë që duan të vijnë këtu dhe të tjerë në botë që mund të ndikohen nga shtypi italian. Dhe Rama e bën më mirë se çdo shqiptar tjetër këtë punë dhe sikur të mos jetë kryeministër.

Por deri këtu.

Shqipëria nuk rrezikon asgjë nga beteja e dhunshme dhe nervoze e opozitës. Dëmi më i madh i mundshëm për Shqipërinë ka ndodhur, dhe ai është krijimi i një precedenti për mospranimin e sistemit politik dhe daljen prej tij.

Prej vitit 1990, ky është atentati më i madh që i është bërë këtij sistemi politik dhe dëmi përfundon këtu.

Të gjitha frikërat e tjera janë të pavend.

Është i pavend, alarmi fallco se protestat në Tiranë, sidomos ato të dhunshmet, po na prishin imazhin në Europë. Nuk besoj se një vend që proteston, duket një vend i keq, edhe kur protestat nuk janë popullore, por luftë e një sekti politik për pushtet.

Protestat dëshmojnë dhe para Europës dhe anën tjetër të medaljes, përgjegjshmërinë e shtetit, mos vrasjen e demonstruesve, menaxhimin demokratik të tyre, etj. Këto janë ato që na bëjnë një shtet më serioz në sytë e atyre që kanë 2 sekonda kohë për të parë lajme nga ky vend.

Shqipërisë ja kanë nxirë faqen koha kur kryeministri urdhëronte vrasje nga kati i dytë i kryeministrisë dhe “qeni i gjahut” i tij, që ishte ministër i Brendëshëm, zbatonte urdhërin. Shqipërinë e turpëron fakti që këta vrasës, nuk janë dënuar akoma, por nuk e turpëron fakti, që qeveria e sotme mban dorën dhe nuk i vret këta. Kjo e nderon.

Edhe më i pavend është shqetësimi për trazira. Shqipëria nuk ka asnjë premisë të përsërisë vitin 1997. Mbi të gjitha nuk ka sepse ajo ishte një revoltë popullore që destabilizoi shtetin dhe jo një protestë e financuar me sforcim që kërkon të destablizojë pushtetin, si kjo e tanishmja.

Por ajo që është kryesorja, kriza e vitit 1997 preku xhepin e çdo shqiptari, që pas humbjes së demokracisë, më 1996, humbën dhe të ardhurat familjare më 1997.

Në vitin 2019, ata që protestojnë kanë çfarë humbasin, nuk janë si protestuesit e Vlorës që kishin lënë lekët tek vjehrra e Lulit tek “Vefa”, apo si ata të Lushnjës, që kishin ngelur me presh në dorë dhe ja nxirrnin inatin Tritanit.

Në vitin 2019 ata që protestojnë kanë çfarë humbasin nga dhuna dhe protesta. Vilat më të shtrenjta në Tiranë janë pronë e tyre, vilat më luksoze në Lalëz janë pronë e tyre, vilat më luksoze tek “Laguna Blu” në Golem janë pronë e tyre, vilat në Drimadh apo në Dhërmi janë të tyre, bizneset më të mëdha në Tiranë, janë pronë e tyre, baret, hotelet dhe restorantet më të shtrenjta në Tiranë janë pronë e tyre…!

Mos u shqetësoni se nuk do shikoni dot kurrë Lulzim Bashën, apo Monikën duke vrapuar drejt Lalzit, drejt dyqanve luksoze të bllokut(dhe atyre të brekëve të shtrenjta të Arminës)  apo vilave në periferi për t’i djegur, se i kanë të tyre dhe jetojnë vetë aty. Dhe mos mendoni që ato që nuk janë të tyre, mund t’i prekin lehtë me dorë se e dinë mirë të kujt janë.

Retorika e dhunës së 16 Marsit është po ashtu një maskë. 11 vite më parë më 16 Mars, Shqipëria varrosi 26 vetë dhe shëroi plagët e 260 të tjerëve, pasi i biri i kryeministrit, baxhanaku i tij dhe shokët e djalit, disa ministra e disa trafikantë e banditë, ishin përfshirë në një biznes demontimi që mori jetë njerëzish nga makutëria për të fituar në Gërdec. Ai ka qenë 16 Marsi më i zi i Shqipërisë. Deri më sot, ata që e bënë, nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, ndaj mos u shqetësoni se ndodh ndonjë gjë. Askush nuk vret dot më shumë se 26 vetë në ditë, për të na tronditur.

Shqipëria e vitit 2019, është një vend që mund të prodhojë stuhi në gotë, por deri aty. Më tej çdo kush, sidomos ata që bëjnë si të revoltuar janë të parët që kanë çfarë humbasin. Përveç pushtetit që e kanë vet-humbur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBI XHUNGA/ Teoricienët e opozitës
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Populli nuk pret të ik Rama, dhe të vij Monika!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k