• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Maska që tradhëton dëshpërimin e Lulzim Bashës!
Home
Blog

MERO BAZE/ Maska që tradhëton dëshpërimin e Lulzim Bashës!

May 3rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze

Një debat i pazakontë i ushqyer përditë nga Partia Demokratike, po shoqëron regjistrimin e partisë “Bindja Demokratike”. Grupi nismëtar, i cili arriti të mbledhë rreth 4 mijë firma, për 48 orë, ka dashur të ishte më transparent sa duhej, duke dorëzuar jo vetëm në Gjykatë, por dhe në KQZ, listat e mbështetësve të formimit të partisë.

Në një akt të paprecedent, kryetari i KQZ i ka vënë në dispozicion listat Partisë Demokratike, duke shkelur rëndë ligjin mbi të dhënat personale, dhe etikën e institucionit të KQZ.

Në Partinë Demokratike pastaj për ditë të tëra po bëhen hetime dhe gërmime, dhe mes katër mijë emrave kanë gjetur dy emra të dyshimtë, me “biografi të keqe”.

Në çdo banak televizioni që komandon Lulzim Basha ka tre- katër ditë që flitet për këtë gjë. Si të mos mjaftonte kjo, sot Lulzim Basha ka gjetur dhe një parti anonime, nga ato të sërës të vet, që ta çojë këtë çështje në Kolegjin Zgjedhor.

Për një parti të re opozitare dhjetë ditore, gjithë kjo ofensivë politike kundër saj, është një fat i madh. Akoma më fat është fakti që Lulzim Basha demonstron frikë prej tyre dhe merret 24 orë me ta.

Ndaj në këtë pikë nuk ka nevojë t’i mbrojë njeri. Mbrojtja më e mire për ta është sulmi i Lulzim Bashës.

Ajo që është amorale në këtë histori, është pikërisht kjo partia anonime, me një anëtar, një vulë dhe një kryetar që e ka çuar çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

Këta analistët dhe propagandistët e Lulzim Bashës, që merren natë e ditë me një parti dhjetëditore, jam kurioz të di nëse kanë verifikuar ndonjë herë, kush është kjo partia anonime që e ka paditur, me çfarë firmash është themeluar, apo sa vota ka marrë në gjithë historinë e  zgjedhjeve?

Se të mbështesësh një fushatë të tërë mediatike, kundër një partie të re që ka mbledhur 4 mijë firma në 48 orë, tek një njeri anonim që nuk ka marrë kurrë asnjë votë në asnjë proces zgjedhor në Shqipëri, dhe ta quash këtë të dytin legjitim, është imoralitet i madh publik.

Se mirë Patozit mund t’ia gjeni 4 firma me defekt, nga 4 mijë të tilla, por këtij dordolecit që përdoret për shantazh, gjejini së paku katër vota që mund t’i ketë marrë gjithë jetën.

E gjithë kjo tregon se maska që po përdor Lulzim Basha për të fshehur dëshpërimin e vet, po e tradhëton. Duket se është realisht i shqetësuar për karrigen e tij. Ai është gati të harxhojë pafund energji për t’u marrë me një parti të re opozitare, thjeshtë se ajo i rrezikon monopolin mbi opozitën, të cilën ai e ka pronë private që e shet sa here i duhet, për të bërë lekë. Dhe mendon se të gjithë lakmojnë t’ia marrin këtë “pronë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qasja e Gjermanisë ndaj Kosovës: Pa plan, por me shumë leksione morale
Previous article ALTIN KETRO/ Bindja Demokratike dhe kompleksi i inferioritetit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k