• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 12th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mandati i tretë i Ramës dhe mandati i dytë i Balliut
Home
Blog

MERO BAZE/ Mandati i tretë i Ramës dhe mandati i dytë i Balliut

October 10th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Debati kryesor që dominon sot axhendën e Partisë Demokratike, është se çfarë do bëhet në të ardhmen, me Klevis Balliun. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në përpjekje për ta qetësuar atë nga humbja e thellë në Pogradec, ku dukej se njerëzit kishin dalë nga shtëpia, vetëm për të votuar kundër tij, premtoi që do ta bëjë zyrtar të lartë në pushtetin e tij, për t’ia lënë të lirë fantazinë Balliut të thotë dhe ministër. Disa militantë të PD, që ishin v ik t im a të prishjes së shtëpive tek Unaza e Re, i kanë harruar fadromat e lalit dhe po merren me fadromën e PD-së së Pogradecit, që prishi të ardhmen e Balliut. Edhe për ata ka një shpjegim nga Komisioni “Nishani”, që thotë se ata që skualifikohen nuk futen më në lista.

Edi Rama me malinjitet e zgjeron debatin, duke thënë se ka pasur ankesa për këtë çështje, edhe në platformën e bashkëqeverisjes dhe se ai do përpiqet t’i japë zgjidhje. Tani Edi Ramën e kuptoj, se ai do të bëjnë kontrastin, mes tematikës së debatit në Asamblenë e Partisë Socialiste, ky diskutojnë për mandatin e tyre të tretë, dhe debatin që do t’i imponojë PD-së, të diskutojë për mandatin e dytë të Klevisit. Kjo është taktikë e njohur e Edi Ramës, që do të bëjë diferencën me kundërshtarët, duke i b an ali zu ar kauzat e tyre. Por ndërkohë që Rama bën punën e vet, Lulzim Basha nuk ka pse e bën qesharake një garë, që dhe ashtu është bërë boll qesharake, duke premtuar rehabilitim të vi k t i m a ve të garës kur të vijnë në pushtet.

Edhe Astrit Veliaj është ankuar që është skualifikuar, dhe Dashamir Tahiri është ankuar që nuk është kandiduar, dhe të tjerë kanë vërejtje të rënda për mënyrën si bëhen zgjedhjet, por ai duhet t’i mbushë një herë mendjen vetes, që kjo është një garë, sado fallco, vi kt i m at e së cilës nuk kanë pse n gu shël loh en. Nga gjithë rastet, ky i Klevis Balliut është i jashtëzakonshëm. Ai nuk ka marrë 20 për qind të votave kundër. Ai ka marrë 75 për qind të votave kundër. Pra ai praktikisht është ndëshkuar me poshtërim nga dega e partisë, ku ka kandiduar. Tani të ngrihesh e të thuash që këtë do ta kemi paraysh kur të marrim pus htetin, është të tallesh dhe me këtë garë, dhe me ata votues që e kanë përjashtuar atë. Se kauza e Lulzim Bashës është që në pushtet do vijë me njerëz që i do partia dhe gjithë Shqipëria, dhe jo me njerëz që nuk ja do as partia. Po të jetë kështu, atëhere demoralizon çdo militant partie dhe çdo garë brenda saj, pasi ua humbet kuptimin.

Nga ana tjetër, ky debat ba nali zon PD. Nëse gjashtë muaj para zgjedhjeve, debati më i madh i PD është se çdo të bëhet me fatin e Balliut, dhe në PS, se çdo bëhet me mandatin e tretë, është një kontrast i madh serioziteti. Vetëm Luli mund t’ua imponojë shqiptarëve një debat kombëtar për dikë që e ka flakur një degë lokale. Dhe t’ia ngrejë nervat dhe parties, dhe Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ 10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Ilir Meta po flet në emrin tënd, o popull!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k