• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Makthi real i opozitës për liderin e tyre
Home
Blog

MERO BAZE/ Makthi real i opozitës për liderin e tyre

February 6th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze/ 

Ka një detaj të papërsëritshëm fushata 10 ditore e Lulzim Bashës qytet më qytet, për t’u mbushur mendjen demokratëve të vijnë në protestë më 16 shkurt në Tiranë. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me programin e tij elektoral, as me premtimet, as më llogaritë që i bën lëmsh si tabelën e shumëzimit, dhe as me broçkullat që thotë për Perëndimin.

Është një fjali si makth që përsëritet në çdo takim dhe ka të bëjë me karakterin e Lulzim Bashës, i cili duket se është pikëpyetja kryesore e opozitës dhe makthi real i saj. Ai u betohet demokratëve çdo ditë, se këtë radhë nuk do t’i gënjejë dhe nuk do bëjë pazar me Edi Ramën. Kjo është një histori e papërsëritshme në politikën shqiptare dhe atë botërore.

Ndodh shpesh që një kryeministër në detyrë, apo një politikan në pushtet, t’u kërkojë ndjesë elektoratit për premtime të pambajtura, për mundësitë e kufizuara që ka pasur. Por që një lider opozite të kërkojë ndjesë se i ka tradhtuar një herë njërëzit e vet duke i gënjyer dhe duke bërë pazar me kundërshtarin, kjo është e padëgjuar.

Tani e gjithë beteja e opozitës, vërtitet rreth këtij makthi: A do na mashtrojë sërish Lulzim Basha, apo jo? A do të na përdori sërish për pazar me Edi Ramën, apo jo? Kjo është tema e çdo komentatori politik të opozitës. Ata që janë me Bashën, dhe duan ta zbardhin atë, kanë filluar thonë se ai ‘nuk do na gënjë më dhe nuk do të na shesë më tek Edi Rama.’ Politikanët aleatë me të në opozitë, që po ashtu duan të jenë me të, sërish premtojnë se ai nuk do t’i zhgënjejë dhe nuk do bëjë më pazare. Vet Lulzim Basha betohet çdo ditë se nuk do t’i shesë më.

Asnjë opozitë nuk ka pasur ndonjë here kauzë të tillë si kjo e Lulzim Bashës. Gjithë opozitat në botë premtojnë ndryshim, premtojnë program, premtojnë ndoshta dhe revolucion, ndërsa vetëm lideri i opozitës në Shqipëri, premton se nuk do t’i gënjejë më, dhe nuk do t’i shesë.

Mjafton kaq për të kuptuar se protesta e 16 shkurtit, më shumë se sa betejë për opozitën kundër qeverisë, është betejë e opozitës për të pranuar Bashën edhe një herë si udhëheqës, që betohet se këtë radhë nuk do t’i tradhtojë. Pasi siç ka thënë dhe vet Basha, “po më gënjeve dy here, është faji im”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A TË QAJ 5 MINUTA"? Ç'duhet të dini për vogëlushen që çmendi rrjetin
Previous article ILIR YZEIRI/ Një meritë që duhet t’ia njohim Edi Ramës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k