• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lulzim Bashës nuk ka kush ti trokas në derë
Home
Blog

MERO BAZE/ Lulzim Bashës nuk ka kush ti trokas në derë

July 6th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha i ka bërë të gjitha gati. Ka gjetur një Komision që do pres të rikthyerit. Ka bërë një rregullore. Do shpall dhe një konkurs ku ata të merren në pyetje. Ka bërë kritere për deputetë dhe kryetarë bashkish që do zgjidhen në të ardhmen….Por problemi është se deri më tani nuk ka asnjë person që të ketë kërkuar të rikthehet në PD.

Ky është thelbi i problemit. PD nuk po përballet me një valë njerëzish që duan të rikthehen dhe ata nuk kanë si ti seleksinojnë. PD po përballet me një indiferencë  dhe përbuzje nga vet ata që ka zbuar, pasi askush nuk ka bërë ndonjë kërkesë të tillë.

Dhe ky është poshtërimi i madh i PD prej Lulzim Bashës.

Pasi e ka shkatërruar identitetin e PD me prurjet e tij, pasi ka fyer dhe larguar të gjithë ata që mund ta konkuronin, tani do të prodhoj lajme, sikur dikush po rikthehet dhe ai po bën gati konkursin dhe kriteret si do ti pranojë.

Së pari ata që janë larguar nuk janë larguar, as me kritere dhe as me konkurs. Janë larguar me arbitraritet. Atyre u është ndërprerë karriera prej Lulzim Bashës dhe jo prej kritereve të konkurimit apo performancës në atë parti.

Dikë që e ke zbuar duke e poshtëruar,  mos prit ta rikthesh me konkurs apo komisione qesharake, pasi më e pakta që ndodh është se ai nuk ka më punë me ty.

Së dyti kriza e PD nuk ka të bëj me kriteret e seleksionimit, pasi ajo do ishte krizë luksi. Kriza e sotme e PD është se Lulzim Bashës, nuk ka kush ti trokas në derë, as nga të ikurit, e as nga të rinjtë.

Nëse do të ndodhte që në derën e PD do trokisnin mijëra njerëz, PD e kishte të fituar betejën, pasi ishte duke krijuar frymë dhe besim. Nuk kishte rëndësi pastaj si do ti zgjidhte Luli, me konkurs apo me zarfa tek Kunati.

E rëndësishme ishtë që do kishte kë të zgjidhte.

Tani siç po duket Basha ka në dorë të zgjedh vetëm Komisionin e Konkursit, i cili nuk ka gjasa të marrë në pyetje askënd. Pasi aksush nuk ka dëshirë të trokas në një derë, nga e cila e kanë zbuar pa i kërkuar kurrë falje.

Së fundmi që ka edhe më shumë rëndësi për opozitën, PD duhet të rikthejë në orbitën e vet parti të vogla dhe individë që nuk duan të kthehen në PD, por duan të jenë në opozitë. Në PD askush nuk beson që ka rregulla ndaj dhe shumë të larguar prej saj, mund të organizohen më vete. Ndaj tyre PD po tregohet shumë më e egër se sa me PS. Beteja e saj kundër hapjes së listave, si propozim i opozitës parlamentare, dhe këmbngulja e PD, për të mos depolitizuar administratën zgjedhore, ka synim të shkatërrojë çdo frymë të re opozitare që nuk e ka nën kontroll.

Sulmet e tij ndaj Murrizit, Hajdarit, Topallit apo Patozit që dukshëm mund të krijojnë grupime të vogla opozitare, janë radiogarfia më e qart e përçarjes që ai mbjell në opozitë. Dhe mjafton kjo panoramë e opozitës së copëzuar, që të shumëzojë me zero gjithë frymën e bashkimit dhe fuqizimit imagjinarë të opozitës Bashës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Dishepujt e fundit të Stalinit janë në Shqipëri
Previous article JETA DEDJA/ Dëshmitarët e Jehovait në derë të shtëpisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k