• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lulzim Basha është frikësuar kot nga PD
Home
Blog

MERO BAZE/ Lulzim Basha është frikësuar kot nga PD

August 6th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Të gjithë ata që përpiqeshin të kuptonin djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhje të Lulzim Bashës, kishin vetëm një shpjegim: Frikën që Lulzim Basha kishte nga humbja dhe mundësinë që ta largonin nga PD.

Nuk është se ishte një arsye e shpikur. Basha dhe më parë në çdo lëvizje para zgjedhjeve ka bërë kujdes të mendojë si do ta justifikojë ditën pas zgjedhjeve.

Më 2015 vuri Kastriot Islamin t’ju mbushte mendjen njerëzve, se rezultati 45 me 16 nuk ishte në favor të socialistëve, por të Bashës.

Më 2017 e mori lehtë se bëri marrëveshje dhe ëndërronte bashkëqeverisje.

Më 2019 nuk kishte shanse, as për marrëveshje, as për alibi dhe shmangu çdo rrugë për zgjedhje, nga frika e orës së llogaridhënies.

Por mënyra se si Partia Demokratike po sillet pas 30 Qershorit, tregon se Lulzim Basha është nxituar, duke llogaritur atë moment kur duhet të jepte llogari.

Edhe ata që mendonin se Lulzim Basha do kishte probleme, nëse PD nuk fitonte, kanë gabuar.

Lulzim Basha jo vetëm që nuk ka fituar, por ka nxjerrë PD në rrugë dhe ende nuk ka asnjë problem.

Vetë Lulzim Basha po ashtu ka gabuar që, nga frika e llogaridhënies nxori PD-në nga sistemi. Ai së paku tani mund të kishte gjysmën e bashkive dhe deputetët në Parlament.

Duheshin së paku për mitingje, protesta por dhe si njerëz që shfaqeshin krah tij. Tani i ka të gjithë të mërzitur, por ama jo rebelë.

Ai edhe pse i ka humbur të gjitha, sërisht nuk ka asnjë revoltë serioze.

Po ta dinte këtë gjë, me siguri që nuk do t’i digjte mandatet dhe as zgjedhjet lokale. Ai e bëri këtë me shpresë se do fitonte gjithçka, ose asgjë. Tani që nuk fitoi asgjë, sërish nuk ka probleme.

Kjo do të thotë se frika e futi në rrugë të gabuar. Nuk është e lehtë ta shkatërrosh një parti në këtë farë pike, ta lësh pa deputetë, pa kryetar bashkish, pa këshilltarë dhe të mos kesh asnjë problem.

Madje dhe t’u mbushësh mendjen që kemi fituar dhe 85 për qind.

Mrekulli të tilla ndodhin ose tek një idiot, ose në një grumbull idiotësh. Në këtë rast u ka ndodhur të dy specieve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Kamza nuk është Hong Kongu
Previous article YLLI PATA/ Tërmeti real që parashikoi Meta është ai politik

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k