• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lista dhe qeveri hije, nga qelia e opozitës!
Home
Blog

MERO BAZE/ Lista dhe qeveri hije, nga qelia e opozitës!

February 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Avokat Ngjela pati një përpasje të hidhur me Berishën në vitin 2004 në kulmin e lëvizjes “Nano ik” . Berisha mbante rreth vetes një gardë politikanësh të vjetëruar dhe pa profil publik. E vetmja mënyrë të hapje debat kundër tyre, ishte ti shpallje “qeveri hije” e Berishës. Dhe unë e bëra këtë në gazetë në mes të Marsit 2004. Ndër “të emëruarit” avokat Ngjelën “e kisha emëruar” Ministër të Pushtetit lokal, posti më pak i vlerësuar.

Të nesërmen pati një furtunë të vërtet. Berisha ishte mërzitur pse kisha deinkurajuar njerëzit të vinin tek mitingu i tretë, duke ja bërë ministra, gjithë idiotët që mbante përreth, ndërsa avokati, ishte mërzitur për “postin” e ulët që i kisha caktuar, pasi e mendonte këtë listë të Berishës. Pas debatesh të forta me Berishën i cili përpoq ta zbuste, avokati më në fund i tha:

-Dëgjo këtu. Unë nuk mërzitem nga ajo qeveria hije, se kam qenë pesë herë kryeministër dhe pesë herë ministër i jashtëm. Sa herë bëhesha kryeministër, Pjetri mblidhte jezuitët dhe më rrëzonte dhe bëhej vet kryeministër. Mua më çonte Ministër të Jashtëm. Po ama ishim në qeli. Nuk kishim çfarë të bënim, bënim qeveri hije. Pastaj herë herë më bënin kryeprokuror dhe unë bëja listën e atyre që do fusja në burg. Ndaj i kam bezdi këto listat kot…se këto janë për të shtyrë ditët në burg, jo në liri.

E gjitha kjo histori sa gazmore dhe dramatike e avokatit, është aktuale sot kur shikoj çfarë po bën Lulzim Basha.

Lulzim Basha po përpiqet të bind mbështetësit e vet se është në rrugë të drejt, duke shpikur rezultatet e para të bojkotit. Ka dy ditë që ka udhëzuar stukturat e Partisë Demokratike të bëjnë gati listat e reja për kandidatë. Madje i ka porositur të mos bëjnë më gabimet e herës së parë, a thua se ky respektoi mendimet e bazës.  Kështu ka nisur puna degë më degë në gjithë Shqipërinë, të bëjnë lista deputetësh, me shpresë se zgjedhjet janë tek dera dhe qeveria ka rënë.

Këtu në qendër, ku ka më shumë skepticizëm, ka filluar bën dhe qeveri hije. Dhe nuk është pa gjë, pasi njësoj si në listat e deputetëve, dhe këtu, u çon fjalë dhjetë vetëve për një post ministri.

Për ta tërehqur vemendjen sot mbasdite mori dhe rolin e kryeprokurorit dhe shaplli arrestimin e Dakos. Ishte aq i trash diversioni, sa donte t’i bindëte të vetët, se arrestimin po e bën vet Rama, për t’i shpëtuar furtunës së tij. Me këtë rast hodhi dhe nja dy pushkë kundër presionit të perëndimit mbi PD. Rreziku i gjithë kësaj është vetëm rasti kur disa nga këto gënjeshtra mund të besohen dhe bëjnë shumë dëm.

Fjala vjen nëse besohet vërtet nga dikush që po bëhen lista dhe e shikon veten në listë ose jo, mund të prodhojë, më shumë energji negative për opozitën se sa të mos e thuash fare këtë gjë. E njëjta gjë për qeverinë hije, apo shpikjet për arrestime .

Problemi që ka opozita është se duhet të ndeshet me pasojat reale të bojkotit dhe jo të fus kokën si struci në rërë për të mos i parë ato.

Ideja se nga bojkoti opozita duhet të marrë patjetër një shpërblim është një pritshmëri që e shkatërron opozitën. Bojkoti është një akt ekstrem që prek sistemin dhe jo kundërshtarin dhe si i tillë ai do të marrë vetëm ndëshkim. Opozita dhe elektorati i saj, duhen përgatitur ta përballojnë ndëshkimin . Nëse nuk u thuhet e vërteta dhe rriten pritshmëritë për mashtrime ordinere si këto, pasojat do jenë dhe më të këqija.

Opozita duhet të rris pritshmërinë për tu përballur me Perëndimin dhe shumicën këtu, për të mbijetuar deri në vitin 2021 si forcë jashtë sistemit. Kjo nuk do të thotë që deri më 2021 ta shtysh duke gënjyer, por duke luftuar. Dy  vjet më pas, do të shikohet, nëse ka funksionuar qëndresa, apo harresa.

Lista të tilla dhe lëvizje të tilla bosh, vlejnë vetëm kur je në qeli, i izoluar në burg si historia me avokat Ngjelën, dhe përpiqesh të mos çmendesh sa të dalësh prej qelisë. Opozita sot është vetfutur në burg dhe i vetmi shpjegim pse Basha mund të bëj këtë budallallëk që po bën, është që të mos i çmenden njerëzit derisa ta nxjerr opozitën nga burgu. Por problemi që ai ka është se çelsat e burgut nuk i ka Edi Rama, por Sali Berisha.  Dhe ai nuk i dorëzon lehtë, vetëm duke e raportuar me zë të ulët përtej Oqeanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR METAJ/ Hajde Liam, hajde në Shqipëri me ç’të përmban pragu!
Previous article ANDREA DANGLLI/ Republika e memeve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k