• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lëreni Lulin, të ketë të paktën armiqtë e vet!
Home
Blog

MERO BAZE/ Lëreni Lulin, të ketë të paktën armiqtë e vet!

October 28th, 2020 F.autor Blog 0 comments

I gjithë ky debati mbi agresionin e Lulzim Bashës ndaj Topallit, Patozit, Murrizit apo Hajdarit, vlen si debat etik, por nuk është as i pari dhe as i fundit në historinë tonë politike. Çdokush që është ndarë nga partia e vet, ka marrë mallkimet e saj, dhe kur është rikthyer, bekimet  e saj. Pa pikë turpi në të dyja rastet.

Topalli, Patozi, Murrizi apo Hajdari, nuk janë të rrezikuar nga askush. Nuk duhet as trimëri dhe as heroizëm të hapësh një parti politike në vitin 2020. Trimëri ishte në vitin 1990. Prej andej e deri më sot, partitë politike i ka prodhuar mungesa e rregullave në partitë tradicionale dhe përpjekja për t’i sfiduar ato.

Kampioni i kësaj shkolle është Sali Berisha, por sëmundjen e ka çdo kryetar partie, deri dhe tek Balli Kombëtar apo Legaliteti, që kanë secila nga një fraksion.

Berisha ka zbuar mesatarisht një grup politik në çdo dy vjet nga PD, në dhjetëvjeçarin e fundit të viteve ‘90. Disa i ka zbuar me dramacitet të madh, disa i kanë ikur me dramacitet të madh, por të gjithë janë rikthyer sërish tek Berisha.

Gjithë  biografia politike e Berishës është një tufë njerëzish që kanë ikur kur ai nuk i ka dashur dhe janë rikthyer kur atij i janë dashur.

Disa kanë ik me tanke dhe janë pritur me karafila, të tjerët kanë ikur duke vjedhur dhe logon e PD-së dhe janë kthyer të vjedhin ndonjë tender në Ministri të Arsimit.

Tani Lulzim Basha është nën akuzë për një kohë të gjatë, që në atë parti bën çfarë i thotë Sali Berisha. Dhe është në shumicë tërësisht e vërtetë si akuzë.

Por ndonjë punë të vogël duhet ta bëjë dhe pa lejen e tij. Përshembull, ai respekton gjithë miqtë e Berishës, gjithë klanin e Berishës, bën gjithë adetet për të mbrojtur Berishën nga drejtësia apo djalin dhe vajzën e tij. Ai ka për objektiv, objektivat e Berishës, dhe për model politik modelin e Berishës.

Tani modeli i Berishës ky është: T’i përjashtojë rivalët nga partia dhe nëse e sfidojnë, t’i sulmojë ata.

Mos harroni që Azemin e shpalli agjent sigurimi, të dërguar të Ramiz Alisë dhe trafikant, vetëm se tentoi ta sfidojë me sindikatat e pavarura. Arben Imamin e shpalli të dërguar të Asfalisë greke, dhe Tritan Shehun spiun të Farnezinës, se ju deshën të tillë.

Lulzim Basha nuk ka model tjetër politik. Ai është i detyruar të operojë brenda këtij modeli. Por brenda këtij modeli, ai nuk mund të operojë duke pasur armiq vetëm armiqtë e Berishës dhe duke pasur aleatë, vetëm aleatët e Berishës.

Disa armiq të vetët i duhen. Topalli, Patozi, Bode, Bregu, ishin katërshja e Berishës për një kohë të gjatë në PD, që ai duhet t’i ‘vriste’.

Kur i hodhi në rrugë, Berisha nuk e ndali, por tentoi të qetësonte ata që të mos i kthehenin dorë. Dhe i frenoi boll.

Prej 2013, Topalli jeton keqkuptimin se Berisha gaboi me Lulin dhe mund të kishte zgjedhur atë. Patozi u nda më herët nga ky iluzion, por i qëndroi luajal mandatit të deputetit deri më 2017, kur u gjend në rrugë. Bregu dhe Bode po ashtu.

Ata natyrisht janë të lirë të veprojnë kundër Lulzim Bashës, por dhe ai është i lirë të reagojë kundër tyre.

Mos ja hiqni të drejtën të ketë dhe ai një gjë të vetën aty brenda, ndryshe nga Berisha.

Të ketë së paku armiqtë e vet.

Se ai nuk mund ta shtyjë jetën duke shkuar në shkollë me bursë të Berishës, me karrierë politike të siguruar nga vajza e Berishës, me poste të Berishës, me mbrojte politike në gjyq, të Berishës, me shpëtim në 21 janar nga brutaliteti i Berishës, me marrje të PD si dhuratë e Berishës, e kështu me radhë.

Lëreni të paktën të ketë armiqtë e vet, edhe pse kanë qenë bashkëpunëtorë të Berishës. Mos e merrni seriozisht Berishën që bën sikur i vjen keq për ta.

I vjen keq për Lulin, se mund t’i mbetet në dorë.

Politika nuk është një betejë qaramanësh, edhe pse përballë është një qaraman, që për çdo gjë ankohet tek “Babi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADRIATIK DOÇI/ Ilir Meta, nga kërcënimi me burg tek veshja e Blushit të tij me fustan
Previous article ILIR METAJ/ Për Elonën, që shan nga robt Edi Ramën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k