• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kriminelët dhe hajdutët e mirë të PD
Home
Blog

MERO BAZE/ Kriminelët dhe hajdutët e mirë të PD

September 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

/Mero Baze

Ka së paku dy zhvillime të ditëve të fundit që provon se PD po vepron si krah politik I bandave të veta dhe si gjobëvënëse ndaj bizneseve që nuk pagujnë në llogarinë e kunatit të Lulzim Bashës.

E para është operacioni antikrim në Shkodër, ku policia e shtetit në sinkron me policinë hollandeze, belge si dhe Interpolin, realizoi një operacion masiv për arrestimin e disa personave në kërkim në Shqipëri Belgjikë dhe Hollandë. Mes të arrestuarve, bien në sy njerëz të Klanit Bajri, për të cilin PD thotë se është afër PS. Nuk është se ka ndonjë provë për këtë, por e marrim të mirëqënë që dikush nga Bajrët është më shumë socialist se sa demokrat.

Por historia e përfshirjes së tyre në Shkodër me ngjarje kriminale, është histori hasmërie me një fis tjetër, I cili është zyrtarisht dhe I zgjrdhur I PD në këshill bashkiak. Beteja mes Bajrëve dhe atij klani kriminal që është zyrtarisht dhe I përfaqësuar politikisht nga PD, ka qenë një ekulibër kriminal në Shkodër. Tani policia e shtetit drejtuar nga një ministër socialist ka goditur atë që quhet Klani I Bajrëve, ndërkohë që Klani kriminal I PD është I lirë. Në këtë rast PS ka treguar se nuk mbron ndonjë klan kriminal në këtë hsitori, ndërsa PD ka bërë të kundërtën. Asnjë nga PD nuk e ka zënë asnjë herë në gojë krimienlët që I ka dhe të zgjedhur lokal dhe që terrorizojne me ta Shkodrën në cdo palë zgjedhje. Përfshrija e saj në interesat kriminale të grupeve, duke u bërë dorë e zgjatur e një bande kundër tjetrës, është tejet e rrezikshme, pasi identifikon PD me lufët bandash. E njëjta histori është dhe në Elbasan. PD flet vazhdimisht për një bandë të quajtur Çelaj që është afër PS dhe asnjëherë nuk ka folur qoftë dhe një fjalë të vetme për Capajt që ajnë problem ndërkombëtar. Njësoj si në rastin e Shkodrës, PD dhe Basha  duket si veprojnë, si krahu politik I një bande kundër një tjetre.

Kjo histori është dhe në Durrës, Vlorë Fier apo Lushnjë.

Ngjarja e dytë ka të bëj me teatrin e sotëm të Lulzim Bashës, që premton një platformë anti-korrupsion për PPP dhe sekuestrimin e pasurive të biznesmeënve që përfshihen në këto gara. Kjo është tallje dhe më e madhe. Historia e koncesioenve dhe PP është një histori e nisur nga Berisha. Bile Argita ka bërë dh elibër si tekst mësimor për këtë nga përvoja që pati në shpërndarjen e tyre. Koncesioni I ngjyrsjes së karburantit dhënë nga Sali Berisha, regjistruar në parajsën fiskale të Panamasë dhe Zug në Zvicer, rezulton të jetë me pronarë Ismail Mulletin ish krahu financiar I PD në kohën e kompanisë Shqiponja. Egzistojnë transferta bankare të Mulletit në llogarinë e Shkëlzen Berishës, në kohën që ka marrë këtë koncesion, dhe qeveria ka tentuar ta anuloj por ka qenë e rrezikuar nga gjoba në arbitrazh. Lulzim Basha I ka të gjitha firmat e mundëshme të na e zbardh këtë histori dhe ti arrestoj ata që ua ka dhënë Berisha.

Sali Berisha ka dhënë koncesionin e skanimit në dogana, ku përsëri përflitet familja e tij si aksionere e fshehtë. Cështja është në hetim dhe në SHBA, për shkak të mashtrimit që pala amerikane u ka bërë aksionerëve të vet  duke fshehur vlerën e pagesës korruptive për qeveritarët që i dhanë koncesionin. Lulzim Basha I ka të gjitha firmat të hetoj dhe ti ndëshkoj qysh tani.

Përpjekja e Bashës të terrorizoj investitorët që hyjnë në gara koncesionare dhe heshtja e tij ndaj dhjetra koncesioneve koruptive që ka dhënë ai dhe Sali Berisha, është thjeshtë të bëhesh dorë e zgjatur banditi kundër biznesmenëve që nuk I paguajnë më atij dhe kunatit të vet taksën që i paguanin dikur.

Shfaqja e sotme publike e tij ishte thjeshtë përpjekje për tu vënë gjoba biznemsëneve që duhet të vrapojnë tek Kunatii vet se janë vonuar me pagesat.

Të bëhesh palë me një bandë kundër një tjetre q ëndërkohë qeveria e ka arrestuar dhe akoma më keq tu vësh gjoba publikisht biznesmenëve që të paraqqiten tek bodreroja e Kunatit, do të thotë të sillesh si një krah politik I bandave dhe gjobvënës publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Kush i trimëron “hajdutët publik”, të bëjnë prokurorin për persona publik?!
Previous article ILIR YZEIRI/ Vdekja përfundimtare e opozitës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k