• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kosova nuk mund të shkojë me pranga në duar në Uashington
Home
Blog

MERO BAZE/ Kosova nuk mund të shkojë me pranga në duar në Uashington

June 24th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, janë në një proces hetimi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, pasi prokurori special ka dorëzuar më 24 prill një aktakuzë me dhjetë pika kundër tyre.

Njoftimi i Zyrës së prokurorit special bëhet tre ditë para takimit Kosovë- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, dhe dy muaj pasi është dorëzuar në Gjykatë.

Sado të jesh neutral në këtë histori, është e dukshme se, fakti që kemi të bëjmë me njoftim për akuzën disa muaj pas dorëzimit të saj dhe tre ditë para takimit në Uashington, dhe jo me ndonjë padi të konfirmuar, është goditje politike për Kosovën.

Përdorimi i njoftimit të dorëzmit të aktakuzës për qëllime politike në këtë rast është flagrant, dhe praktikisht asgjëson autoritetin e delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë.

Akoma më e pafavorshme është, që ne sot të ngrejmë teori konspiracioni rreth Gjykatës Speciale dhe përzierjen e politikave europiane kundër SHBA në këtë histori. Në çdo rast, Kosova do të dalë e humbur.

Fakti është se delegacioni i Kosovës në Uashington është gjymtuar. Kosova ka tashmë nën akuzë presidentin e Republikës, ish- kryeministrin, ish- kryetarin e Parlamentit dhe disa figura të tjera të dorës së dytë.

Në këto kushte, delegacioni i Kosovës në Uashington, do të përballet me agresorët serbë, jo si viktimë, siç është realisht, por padrejtësisht si person në kërkim, që më në fund e kanë “kapur” dhe po e sjellin të lidhur.

Njoftimi politik i Zyrës së prokurorit special nuk ka dëmtuar Hashim Thaçin, por takimin e Uashingtonit. Ndaj ky takim nuk ka më kuptim. Atë duhet ta anulojë i gjithë delegacioni i Kosovës, duke ju falenderuar SHBA-së për vullnetin e saj për ta çuar para zgjidhjen e problemit mes shqiptarëve dhe serbëve, por duke pritur qartësimin e aktakuzave dhe gjykimin e tyre.

Shqiptarët dhe serbët nuk mund të bisedojnë me njëri- tjetrin në një tavolinë, ku gjysma e delegacionit i ka duart në zinxhirët e prangave.

Anulimi i takimit në Uashington, është respekt real ndaj SHBA dhe presidentit të saj, që kërkon ta nxisë këtë proces.  Kjo nuk e dështon iniciativën e tij, por e bën të domosdoshme nevojën për bisedime në kushte të barabarta.

Njoftimimi i Zyrës së prokurorit, nuk është bërë për të damkosur Hashim Thaçin. Ky njoftim është bërë për të prishur pikërisht takimin e Uashingtonit.

Hashim Thaçi nuk ka pse ndjehet as i shqetësuar dhe as i frustruar nga kjo lëvizje. Asnjë politikan i Kosovës deri më sot nuk ka humbur politikisht pse është ballafaquar me akuzat e Gjykatës së Hagës. Përkundrazi, shumë prej tyre janë në politikë vetëm falë këtyre akuzave që nuk janë provuar. Dhe këtu nuk po flasim ende për padi penale, por për një taktikë të marrëdhënieve publike të Zyrës së prokurorit special.

Në rrafshin personal, kjo është e vetmja gjë që i jep vlerë figurës së tij politike dhe i jep më shumë jetë karrierës së tij politike.

Por në rrafshin kombëtar, publikimi i aktakuzës ndaj tij para një takimi historik, është goditje nën brez për Kosovën dhe përpjekje për të kthyer agresorët serbë në viktima dhe shqiptarët në agresorë.

Historia nuk mund të përmbyset me deklarata prokurorësh që duan të përdorin politikën ndërkombëtare për t’u bërë të rëndësishëm në punën e tyre.

Nevoja për pajtim historik mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk mund të tejkalojë të vërtetën historike, që shqiptarët ishin viktima të serbëve në këtë histori. Dhe nëse kjo e vërtetë nuk respektohet, çdo paqe do të jetë fallco, e padenjë dhe e paqëndrueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLLUMB KULLA/ Sa i mërzitshëm Parlamenti pa ty!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Sa e rëndë është situata e COVID-19 në Shqipëri? (KRAHASIMI)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k