Shumica e udhëheqësve kryesorë politik të Kosovës dal nga krahu i luftës po përballen me akuza në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë, duke krijuar në Kosovë një boshllëk politik, i cili rrezikohet nga mungesa e stabilitetit dhe mungesa e legjitimitetit të disa institucioneve.
Përtej reagimeve patetike për të dërguarit në Gjykatë Speciale, shumë poltikanë të mbetur në Kosovë, po e shikojnë këtë boshllëk politik si një rast për tu faktorizuar.
Qeveria e kryeministrit Abdullah Hoti, tani gjendet para dy rrugëve:Ose duhet të riformatoj një koalicion të ri, duke përfshirë në qeveri dhe Partinë Demokratike të Kosovës duke kthyer kështu koalicionin që rrëzoi kryeministrin Albin Kurti, ose duhet të shkoj në zgjedhje të reja.
Dorëheqja e Hashim Thacit nga president, ka krijuar një boshllëk institucional, i cili zgjidhet ose nga një parlament i ri, ose nga një koalicion i ri. Vjosa Osmanit tashmë i ka mbetur në dorë dhe posti i Kryetarit Kuvendit dhe i presidentit, por nuk ka vota për asnjërin. Kështu që mund ti përdor vetëm për foto dhe CV.
Futja e PDK në qeveri dhe rindarja e posteve mes PDK dhe LDK, lidhur me Presidnetin dhe Kryeministrin, është rruga e parë.
Se kush e merr presidentin e kush kryeministrin zgjidhet mes dy partive kryesore. Kjo i jep shanse një stabiliteti më afatgjatë politikë deri në zgjedhjet e rregullta.
Në rast të kundërt, nëse nuk merren vesh për një koalicion më të gjerë se ky që është, atëhere duhet të shkohet në zgjedhje të reja.
Kjo qeveri është e pafuqishme ti rezistoj shantazheve të aktorëve të vegjël të saj, të cilët tani ëndërrojnë ti zënë vendin cdo kujt që niset për në Hagë, ani pse vet shumica e tyre kanë fletëthirrje për Hagë dhe nga një dhomë të rezervuar atje.
Nga ana tjetër kriteri i panegociueshëm që duhet të ketë zgjerimi i koalicionit, është që çdokush që merr poste drejtuese, të mos jetë i përfshirë në planet e Gjykatës Speciale, as si i pandehur, as si dëshmitar, pasi kështu Kosova do të futej në një spriale pa fund destabiliteti, duke prodhuar si bilanc në sytë e botës, vetëm arrestime udhëheqësish.
Një brez i ri politik duhet të hyjë në zyrat e shtetit të Kosovës për të qenë fytyra e re e tij dhe të mos ketë si arritje në biografinë e vet, sa herë ka shkuar në gjyq në Hagë dhe sa herë ka shpëtuar.
Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur dhe ata që po shkojnë të përballen me drejtësinë, pavarësisht tepërimit dhe disbalancimit që ka ky proces për shqiptarët, në raport me krimet barbare të serbëve në Kosovë.
Kjo është një sfidë që duhet përballuar , por fuqia e vërtet e përballimit të kësaj sfide, është fytyra e re e shtetit të Kosovës, të cilët duhet të jenë të pashantazhueshëm, të pakorruptuar dhe të papërzier në historitë e vjetra politike të Kosovës.
Kjo vjenë, ose nga një koalicon i ri, me vullnetin për të promovuar fytyra të reja të Kosovës dhe mundëesisht sa më shumë gra, ose me zgjedhje të reja, për të vendosur një legjitmitet të ri të këtyre institucioneve. Cdo vonesë, mund ta mbush boshllëkun me dhunë, destabilitet dhe kthim mbrapa të Kosovës.
Leave a Reply