• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Këshilli Politik po rishkruan marrëveshjen
Home
Blog

MERO BAZE/ Këshilli Politik po rishkruan marrëveshjen

June 18th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Partia Demokratike po përpiqet të rishkruajë marrëveshjen për reformën zgjedhore, duke tentuar të propozojë amendamente për KQZ-në, të cilat përveçse nuk kanë më lidhje me marrëveshjen e nënshkruar, ngre kurthe të bllokimit të procesit dhe nevojën për mekanizma zhbllokuese, pasi amendamentet nuk kanë asnjë lidhje me atë që është rënë dakord.

Drafti i Kodit Zgjedhor ofruar fillimisht nga OSBE/ODIHR, parashikonte që KQZ të ishte një organ pa ngjyrë politike, një institucion ku do shqyrtohen ankesat pa përfaqësim politik, si dhe depolitizim të procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Në funksion të depolitizimit të gjithë piramidës zgjedhore, ishte futur garancia  e hapjes së çdo kutie, ku referoheshin probleme zgjedhore.

Ky koncept u degradua dhe KQZ u konceptua si piramidë politike e administrimit zgjedhor, nën presionin e PD dhe LSI.

Tani ky vend rrezikon të hyjë në zgjedhjet e 2021 me një KQZ që mund të hedhë në erë procesin, me kurthet e përfaqësimit politik, pa nxjerrë dot rezultatin.

Mendoni një proces zgjedhor që mund të zgjasë disa muaj pa nxjerrë dot rezultat dhe anëtarët e KQZ që janë politik, të japin dorëheqje me urdhër politik, siç kanë bërë më parë.

Duke mos parashikuar formula zhbllokuese, me qëllim që të kënaqet skema e Lulzim Bashës për të justifikuar humbjet, vendi rrezikon të hedhë në erë zgjedhjet pa nisur.

Mënyra si përfaqësuesit e PD dhe LSI, sillen në Këshillin Politik, duke tentuar vetëm të shtojnë dispozita bllokuese për të pasur në dorë dështimin e zgjedhjeve, praktikisht ka rrëzuar gjithë punën e ekspertëve të huaj, bazuar tek marrëveshja

Tani është hera e tretë që ata ekspertë duhet të rishkruajnë formulën e KQZ, sipas amendamenteve të përditshme të PD dhe LSI.

Versioni i parë ishte me rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat u bënë “kalë beteje” nga ambasadorja e SHBA dhe BE, por që në fund përfunduan si dele tufe. Ato i hodhi poshtë vetë marrëveshja.

Pastaj u rifillua koncepti i ri, bazuar tek marrëveshja, të cilin po e zhbëjnë duke e lexuar sipas dëshirës dhe natyrisht, duke futur dhe elementin e pazarit të Edi Ramës me Lulzim Bashën, për tenderin e teknologjisë, të cilin ata e duan në Kod Zgjedhor. Kjo e bën Kodin edhe qesharak, edhe të rrezikshëm, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Versioni i tretë është duke u bërë në mënyrën më banale. PD-LSI çon versione të saj si e “kupton” ajo marrëveshjen, ndërsa PS bën sikur negocion marrëzitë që sjellin në tavolinë.

Praktikisht PD dhe LSI pas nënshkrimit të marrëveshjes kanë rrëzuar gjithë formulat e prezantuara në Këshillin Politik nga ekspertët, që reflektonin për aq sa ishte e mundur marrëveshjen politike

Natyrisht që vështirë të gjesh ekspertë që të fusë në Kod, mënyrën se si Rama duhet t’i garantojë tenderin e teknologjisë Bashës. Këtë as Bylykbashi nuk mund ta zgjidhë, se ky është profesion LSI-je.

Prandaj është e rëndësishme që Këshilli Politik, të mos kthehet në këshill ekspertize. Ekspertiza i duhet lënë OSBE/ODIHR, që të marrë garancinë e leximit të marrëveshjes dhe kthimit në akte ligjore. Këshilli Politik e ka mbaruar punën duke firmosur marrëveshjen. Kjo që ka nisur tani është fillimi i punës për ta prishur marrëveshjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KETI BIZHDARI/ Më në fund miq me koronavirus
Previous article MENTOR KIKIA/ Përjashtimi i "Gruas së Azemit’" dhe "Nënës së Rudinës"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k