• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Jo vetëm Lulzim Basha, por dhe shteti shqiptar duhet të distancohet nga Sali Berisha
Home
Blog

MERO BAZE/ Jo vetëm Lulzim Basha, por dhe shteti shqiptar duhet të distancohet nga Sali Berisha

August 12th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Partisë Demokratike po i kërkohet të distancohet nga Sali Berisha, për shkak të ndëshkimit amerikan, si një minues i demokracisë, përfitues familjarisht prej parave të korrupsionit shtetëror dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.

E bën dot apo jo Lulzim Basha, kjo është çështje e të ardhmes së tij në politikë dhe një problem i PD.

Por ndaj Sali Berishës duhet të distancohet shteti shqiptar.

Bujar Nishani, në cilësinë e presidentit të Republikës, i ka akorduar atij për servilizëm politik, në kohën që ishte në opozitë, dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Nuk ngeli njeri pa e marrë, e mori dhe ai, por gjithë të tjerët që e kanë marrë, edhe pse nuk e meritojnë dekoratën, ndoshta nuk e turpërojnë kombin. Ky tani është familjarisht turpi i kombit shqiptar.

Nëse do ta kishim presidentin normal, ai do të duhej ta tërhiqte atë dekoratë dhe çdo nderim tjetër formal që i ka bërë shteti shqiptar, nën diktatin e pushtetit personal, Sali Berishës.

Nuk them t’i hiqet dhe krushkës së tij dekorata si masazhatore, se ajo ndoshta e meriton, edhe pse i është dhënë për shkak se është vjehrra e djalit të tij.

Por Sali Berishës duhet t’i hiqet.

Meqenëse siç e dimë të gjithë, ky president me atë inat që ka marrë me SHBA, mund të shpikë dhe ndonjë dekoratë tjetër me motivacion “për luftë të paepur kundër imperializmit amerikan”, ne duhet të vendosim përmes një ligji në Parlament, heqjen e dekoratave ndaj personave që nuk e meritojnë, për shkak të krimeve gjatë veprimtarisë së tyre politike.

Ja kanë hequr dhe Enver Hoxhës dhe shumë drejtuesve komunistë nderimet që u janë bërë për shkak të pushtetit të tyre. Sali Berishës duhet t’i hiqet menjëherë. Kjo së paku tregon se shteti shqiptar në luftën e tij me SHBA, është me SHBA kundër tij.

Mbi të gjitha tregon se nuk mund të jetë “Nderi i Kombit” një minues i demokracisë, përfitues familjarisht prej parave të korrupsionit shtetëror dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Hej talebanë, bëhuni def e zhdukuni nga faqja ime…
Previous article KIMETE BERISHA/ Albin Kurtin e pret fati i Sali Berishës, i përbuzur nga SHBA e të gjithë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k