• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!
Home
Blog

MERO BAZE/ Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues!

February 16th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze

Nuk kam ndonjë emocion nga dhuna e protestuesve. Në demonstrata politike të vërteta, ajo është e pashmangshme dhe në protesta të sajuara, si kjo e sotme, ajo është e vetmja fuqi që mund të demonstrojnë inskenuesit. Ndaj nuk ja vlen të diskutojmë për dhunën e protestuesve qofshin këta dhe të stisur.
Shqipëria evropiane nuk turpurohet nga dhuna e protestuesve, por nga dhuna e shtetit.
Ajo që ka qenë problem në Shqipëri, nuk është kur e tepëron populli, qoftë dhe popull me pagesë, por kur qeveria nuk di të bëj detyrën e saj.
Ylli I 16 shkurtit për fatin tonë nuk është dhuna, por policia, dhe mënyra si ajo e vuri nën kontroll pa asnjë dëm. Ministri i Brendshëm Aleksandër Lleshi dhe drejtuesit e policisë së shtetit, kanë dhënë sot një leksion demokracie, se si një dhunë e papërmbajtshme, e stimuluar dhe e parapërgatitur, u shfry si një fllusk sapuni, pa dëmtuar asnjë qytetar.
Shqipëria ka parë boll protesta të dhunëshme dhe do të shikoj dhe në të ardhmen. Nuk ka recetë që i ndal ato, përveç një shoqërie të stabiluzuar dhe me standarte të larta urbane. Shqipëria jonë është larg me vite dritë nga ajo kohë.
Ajo që mund të bëjmë më shpejtë dhe më mirë, është të kemi një shtet demokratik, një polici të aftë dhe një përgjigje njerëzore dhe propocionale ndaj dhunës, në atë masë që të mos rrezikojëm jetën e askujt.
Sjellja e sotme e policisë së shtetit, nuk është vetëm një standart që vlen për të ardhmen, por edhe një standart për të kthyer kokën pas dhe për ta ballafaquar me krimin shtetëror të 21 Janari dhe për të rihapur atë çështje, si pushkatim i qëllimshëm i protestuesve.
Më 21 janar nuk u prek dera e brendëshme e kryeministrisë. Maksimumi i dhunës, ishte një pijanec i papërgjegjshëm që goditi derën e jashtme të hekurit dhe protestuesit u pushkatuan me duar në xhepa, ndërkohë që protesta kishte mbaruar.
Protesta zgjati po kaq sa kjo e sotmja, ndërsa dhuna e sotme, ishte ku e ku më e fort dhe më e papërgjegjshme, se ajo e 21 Janarit.
Mënyra se si Sai Berisha urdhëroi pushkatimin e qytetarëve, ku 36 prej tyre u prekën nga plumbat e gardistëve dhe katër vet humbën jetën, ka sot një pasqyrë që dëshmon thellë, se ai ishte një krim gjakëftohtë, i llogaritur për arsye politike dhe një instikt kafshëror ndaj kundërshtarit.
Mënyra se si sot u përballua protesta e dhunëshme, është një akuzë e gatshme për 21 Janarin dhe një rast për ta ballafaquar në gjykatë, një vrasës, që sot tentoi katër herë rresht të hynte brenda dyerve të kryeministrisë, duke lënë në hije dhe liderin formal të opozitës.
Nga ana tjetër ky rast tregon se çfarë do të thotë të kesh një Ministër të Brendshëm të aftë dhe me integritet dhe një Ministër të Brendshëm kukull si Lulzim Basha.
Unë nuk e di nëse Edi Rama ka komunikuar sot me Aleksandër Lleshin, por e supozoj se si njeri i fiksuar për të drejtuar çdo gjë mund ta ketë telefonuar. Por ajo që ne pamë nga mënyra se si u soll policia, është një dëshmi se Ministri i Brendshëm është sjell si Gjeneral dhe jo si kapter nën urdhëra politike, siç u soll Basha më 21 Janar.
Unë besoj se Lulzim Basha nuk ka dashur të vrasë qytetarë më 21 Janar, por duke qenë I pazoti të ishte Ministër I Brendshëm, sic është I pazoti për çdo gjë, duke ja lëshuar çdo pushtet Sali Berishës, duke ndryshuar 5 herë qëndrimet brenda ditës, duke u ankuar tek shokët e vet se nuk e pyet njeri, e la protestën në mëshirë të një krimineli dhe vrau qytetarët. Njësoj e la dhe sot në dorë të tij, por këtë rradhë Sali Berisha pati përballë një ministër që mori përgjegjësinë vet dhe ja doli.
Ndaj dita e sotme, nuk është vetëm një pasqyrë ku bëhet diferenca mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, por dhe diferenca mes ministrit të Edi Ramës dhe ministrit të Sali Berishës.
Pasi shteti modern është ai që bën diferencën me shtetin klanor dhe fisnor, me pushtetin e vetëm të një nejriu, që dhe armët I përdor për karrigen e vet.
Ja që mund të bëhet protestë e dhunshme dhe mund të mos vritet asnjë njeri dhe këtu bie çdo ailibi e Sali Berishës për 21 Janarin.
I vetmi dëm është një vepër arti e një artisti të njohur ndërkombëtar vendosur në oborrin e kryeministrisë. Edi Rama e vajtoi atë si artist dhe jo si kryeministër.
Si kryeministër është mirë të rivendos copat e saj aty ku ishin, pasi janë pjesë e historisë së shtetit shqipar. Nga kërpudhat shkenctarët vlerësojnë gjithmonë fuqinë e një pylli dhe vitalitetin e tij. Dhe copat e thyera të asaj kërpudhe, do na tregojnë për shumë vite se me çfarë derrash kemi pasur punë në pyllin tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRINI KUQO/ Protesta që tregoi se përse Basha nuk do të bëhet kurrë kryeministër
Previous article ARMANDO META/ Pse Basha e Kryemadhi u detyruan të ikin ‘nga sytë këmbët’ prej Kryeministrisë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k