• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Ilir Meta si shpresë për bllofin e  opozitës
Home
Blog

MERO BAZE/ Ilir Meta si shpresë për bllofin e opozitës

July 19th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar shkeljet e presidentit Ilir Meta, po e mbyll bilancin e tij me vërejtje për gabimet e presidentit, nën arsyetimin se vendimet, edhe pse ishin në shkelje flagrante të Kushtetutës, nuk kanë shkaktuar pasoja që të minojnë rendin kushtetues.

Mes këtyre vendimeve, shquan ai i çdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimit të po atyre zgjedhjeve, më 13 tetor.

Konstatimi se ky vendim nuk pati efekte që të minonte rendin kushtetues, bazohet tek fakti se Qeveria nuk e përfilli dekretin e presidentit. Më pas nuk e përfilli as opozita dekretin, për t’u mbajtur zgjedhjet më 13 tetor.

Ky arsyetim është poshtërues dhe në të njëjtën kohë, destabilizues për të ardhmen e shtetit, pasi jemi duke i thënë çdo presidenti të papërgjegjshëm në detyrë, që nëse vendimet e tua janë të rrezikshme dhe ne nuk të përfillim, atëhere s’ka problem, mos u mërzit.

Presidenti Meta e ka raportin me ligjin dhe Kushtetutën, dhe jo me sjelljen e aktorëve të tjerë, që zvogëlojnë, ose zmadhojnë efektin e akteve të tij presidenciale.

Nëse në Shqipëri Qeveria dhe opozita do kishin marrë seriozisht aktet e Ilir Metës, nuk do kishte as 30 qershor dhe as 13 tetor, pasi secila palë do bënte zgjedhjet e veta dhe vendi do hynte në krizë kushtetuese të rëndë, siç e kishte llogaritur ai.

Pra fakti që nuk ndodhi kriza, nuk është meritë e Ilir Metës dhe as pasojë direkte e akteve të tij, por pasojë e përgjegjshmërisë së palës tjetër, e cila nuk e ka përfillur paligjshmërinë e tij.

Tani meqë vendosën ta mbajnë si president formal, të cilit do t’i japin rrogën, por nuk do t’i përfillin vendimet, është mirë meqë kanë në dorë ndryshimet kushtetuese, të fusin në Kod pamundësinë e presidentit për të caktuar data zgjedhjesh, sipas dëshirës, dhe ta kufizojnë këtë të drejtë brenda disa limiteve, dhe pse jo dhe datave kur mund t’i dekretojë.

Ndryshe ajo që ndodhi vitin e kaluar, do përsëritet. Ilir Meta do fillojë të caktojë data zgjedhjesh për qejf të vet, Qeveria do vazhdojë zgjedhje për qejf të vet, dhe ne do merremi çdo ditë me një njeri që erret mirë, por ja prish gjakun natën ndonjë SMS, ose ndonjë humbje e Sëlltikut, dhe në mëngjes i fluturojnë pëllumbat në Korab.

Shqipëria nuk e ka luksin që krizave të saj, t’i shtohen dhe manirat e një presidenti, që dy postime në ditë i ka për Sëlltikun, një për macen e shtëpisë, dhe të fundit për datën e  zgjedhjeve.

Meqë keni vedosur ta lini president kukull, hiqjani së paku nga duart lodrat që i jepni për të kaluar kohën.

Bllofi i Lulzim Bashës dhe Kryemadhit tek ndërkombëtarët, se nuk do marrin pjesë në zgjedhje po u prek 5 qershori, në fakt bazohet tek shpresa që ata kanë të përdorin Ilir Metën të bëjë lëmsh datën e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e tyre.

Ata nuk guxojnë më të bojkotojnë zgjedhjet, pas nuk i beson më partia e tyre, por as nuk kanë guxim të hyjnë në zgjedhje. Të vetmen shpresë që kanë, është që Ilir Meta t’i lërë pa zgjedhje.

Jo se do ta pyesë dikush për ato që do të bëjë, por duket që ka plan të bëjë diçka, që të duket se është dikush.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha ja ka bërë më të lehtë Edi Ramës betejën?
Previous article MUSTAFA NANO/ Poshtë ambasadorët! Rrofshin ambasadorët!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k