• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ I vetmi lexim politik i ligjit të Magjistraturës
Home
Blog

MERO BAZE/ I vetmi lexim politik i ligjit të Magjistraturës

July 9th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Nevoja për të votuar një ligj për Shkollën e Magjistraturës me 84 vota, ka të bëjë me faktin se këtë vit, Shkolla e Magjistraturës mund të ngelet pa studentë magjistratë, nëse nuk bëhet ky ndryshim. Është një nevojë që vjen nga lëmshet ligjore të krijuara në përpjekje për të rakorduar mes ligjeve të reformës në drejtësi dhe atyre ekzistuese.

Nuk është ndonjë ligj që ka prapavijë politike, dhe as ka të bëjë me ndonjë përpjekje për pushtet.

Për këtë, disa faktorë ndërkombëtarë i kanë propozuar shumicës negociata me deputetë të opozitës, për të arritur një shumicë.

Mes tyre, më të favorshëm janë ata të LSI, të cilët janë dhe votues të këtij ligji më parë në Kuvend.

Por, në vend të një marrëveshje formale jo politike dhe pa debat, PD po e politizon në skajshmëri problemin, për të kompleksuar deputetët që mund të votojnë.

Dhe duket së me të kompleksuar duken njerëzit e LSI. Petrit Vasili deklaron se s’ka negociata per këtë çështje, a thua se po diskutohet për ndonjë qeveri të re.

Përpjekja për të kompleksuar LSI dhe deputetët e tjerë që mund ta votonin atë, është në fakt i vetmi qëllim politik në këtë histori, që tregon se PD, do që ngërçi të dominojë mbi reformën në drejtësi.

Mos hapja e Shkollës së Magjistraturës këtë vit, natyrisht që do të jetë një goditje për përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve rezervë që mund të zëvendosojnë ata që preken nga Vettingu.

Dhe pikërisht këtu, PD zbulon interesin real që ka për ta futur reformën në kurthet që dalin rrugës. Këtu po ashtu, ajo zbulon dhe mënyrën se si e shikon tani e tutje Shkollën e Magjistraturës, si çerdhe të pushtetit, apo dëshirën që ka të mos furnizohet sistemi me njerëz të rinj.

Përpjekja për të kompleksuar ata që mund të votojnë një ligj të zakonshëm pa ngjyrë politike, dhe akoma më keq, përpjekja për ta parë këtë si një rast që i jepet për hakmarrje ndaj reformës, është i vetmi lexim politik i ligjit të Shkollës së Magjistraturës. Si një rast, për t’u hakmarrë për reformën, si diçka që nuk e votuan dot kurrë me zemër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Opinioni i kryeqytetasve për Teatrin Kombëtar: 50%-50%
Previous article DUSH GASHI/ Mbretërit tanë të rrejshëm

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k