• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Histeria per kauza 24 oreshe
Home
Blog

MERO BAZE/ Histeria per kauza 24 oreshe

October 3rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze

Dje ishin të dhimbshme fotot e një fëmije, që ishte goditur nga dhuna e një proteste në fshatin Mengel në Elbasan. Deputeti I opozitës, I kishte prirë një grupi prindërish e fëmijësh, duke  I indoktrinuar ata me një gënjeshtër, lidhur me fatin e shkollës së fshatit. Thjeshtë u kanë bërë thirrje të ngrihen në protest se po u shesin shkollën.  Shkolla e fshatit Mengel, e amortizuar dhe e pasigurtë për fëmijët, me vendim unanim të Këshillit Bashkiak, (dmth ka votuar PS, e PD) ka kaluar për rikonstruksion të shpejtë dhe fëmijët janë transferuar përkohësisht në Elbasan, duke ua paguar transportin. Natyrisht është një telash më shumë për prindërit, por një siguri më e madhe për jetën e fëmijëve të tyre në vijim.

Deputeti I PD, nga nevoja për të prodhuar dhe ai një kauzë, ka mobiluzuar prindërit në “luftë”, se shkolla do shitet dhe ka nxjerrë në rrugë, prindër e fëmijë, duke krijuar atë skenë të dhimbëshme dhune, mes tyre dhe policëve.

Pas kësaj plasi një histeri e shëmtuar, ku shikoje dhe nga ata që akoma s’kanë lexuar një libër, të vajtonin për fëmijët e Mengelit, që po mbeteshin pa shkollë nga qeveria, dhe të tjerë që vënë kujen, se qeveria po mbyll shkolla me policë si dikur Serbia në Kosovë.

Natyrisht që lotët e fëmijës prekin çdo kënd, përveç atyre të pashpirtëve, që i duan ato lot që të dalin në televizor, ti monitoroj Kunati, t’ia tregoj Lulit dhe të marrin pikë si kandidatë.

Tani që situate është e qartë për publikun, tani që e dimë që qeveria nuk po mbyll shkollën me policë, por po rregullon shkollën për kushet më të sigurta për fëmijët, tani dhe deputeti I PD që udhëhoqi turmat, ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur të bëhet supervizor punimesh, ndërsa të gjithë ata që derdhën dje lotë “krokodili” duke postuar foton e fëmijës vërtet të dhunuar, po bëjnë sikur nuk e  kanë mendjen tek kauza që dje ishte “qëllimi” I jetës së tyre.

Është e njëjta histeri që pasoi vendimin, ndoshta më të drejt në histori të kësaj qeverie për zhdukjen e klasave kolektive në fshatra dhe transferimin e nxënësve në shkolla në qendra më të mëdha, jo vetëm për tu arsimuar më mire, por dhe për të pasur fëmijërinë e tyre normale, me shokët e vet të klasës. Dhe ajo u paraqitë si fushatë mesjetare për mbyllje shkollash.

I vetmi rast kur këta vajtues me pagesë, do të kishin të drejtë, do të ishte nëse shkolla lihej në atë gjendje dhe me siguri për disa muaj do të zinte fëmijët brenda, siç besoj se ka plotë shkolla të tilla në Shqipëri. Atëhere nuk do na dhimbsej loti në faqen e djalit vogël që ngelën duke postuar dje, por lotët në faqet tona, për djalin që mund të mos ishte më. Pasi me sa duket shpikësit e këtyre kauzave, janë aq mizorë, sa duan ti hapin rrugë me histeritë e tyre, të keqes më të madhe .

Apo harrova. Edhe këtu kisht gisht Taulant Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Pa titull
Previous article ANDI BUSHATI/ Xhisiela nuk u masakrua, por u shpëtua nga Eni dhe Blendi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k