• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Fillojeni me “Karantinën” ndaj ekraneve
Home
Blog

MERO BAZE/ Fillojeni me “Karantinën” ndaj ekraneve

March 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e Pandemisë Botërore pas daljes jashtë kontrollit të epidemisë së koronavirusit. E thënë me terma më të thjeshtë, bota ka hyrë në luftë dhe Shqipëria është pjesë e kësaj lufte.

Tani mos prisni këshilla nga njerëz si unë, që janë po kaq të paditur sa të gjithë të tjerët rreth epidemisë. Uroj të mos prisni nodnjë budallallëk nga redaksia ime, apo gazetarët që punojnë me mua, edhe pse të gjithë jemi të vetdijshëm që duhet të bëjmë kujdes.

Por ka disa adresa publike që mund t’ua këshillojmë se si të ruheni nga paniku duke hyrë në karantinë ndaj ekraneve.

Para se AMA të marr një vendim serioz të mbyll emisionet politike televizive derisa të kaloj epidemia, si vatra paniku për situatën që po kalojmë, unë po ua rekomandoj miqësisht këtë gjë. Mos shikoni emisionet e mbrëmjes në gjithë TV, dhe gjithë klinikat psikiatriko politike, që shfaqen në ekran çdo mbrëmje, të cilat rrisin në përpjestim gjeometrik panikun në shoqëri në raport me audiencën e tyre.

Është e neveritshme s esi gjoja në emër të transparencës, drejtuesi I “Opinion” I  kërkonte dje me këmbngulje, raportueses nga klinika në Durrës, ti pohonte atë që ai donte, pra që ajo pacientja ishte rënd dhe duke vdekur në atë moment. Katër herë ja përsëriti se nga “burimet e tij”, që ajo ishte shumë rënd dhe raportuesja nga vendgjarja I thoshte, “është po aq rënd sa ka qenë”.

Sot e ndjera ka ndërruar jetë, dhe nuk e ndihmon dot Fevziun ti shtoj audiencën. Por aim und të shpresoj se kur të bëhen gati për të vdekur pacientë të tjerë, duhet që spitali deomos të telefonojë Fevziun, që të vdesin live.

Një tjetër gjest kafshëror ishte thirrja  e numurit 127 nga Sonila Meço, ndërkohë që qindar njerëz mund të kenë pas nevojë të flisnin me të, në kohën që ajo bënte muhabet me operatoren, sepse paskësh disa ankesa nga qytetarë që mezi kapet numuri telefonit.

Pastaj mund të shikoni tek zonja Eni, se si ajo e shtyn gazetaren në terren, të flas me të infektuar të mundshëm pa maskë, dhe të kërkoj llogari institucioneve të shëndetësisë, të vihen në dispozicion të saj, sikur është Kryetarja e Shtabit Emergjencave.

Mund të vazhdsh ta ilustrosh pa fund këtë çmendinë, por është mirë mos ta shikoni.

Ne nuk e ndalim dot Sali Berishën, Tritan Sheun, Petrit Vargun dhe kanibalë të tjerë të politikës, të hedhin valle mbi kufoma, dhe të përdorin disa media të bëjnë terror, por së paku Ministrja e Shëndetësë, Drejtoresha e Shënedetit Publik, Drejtori I Urgjencës dhe personalitete të tjera të shtetit, që merren me mjekësinë, nuk kanë pse flenë në studjo televizive.

Nuk e kanë detyrim të plotësojnë tekat e gazetarëve për të qenë në studjo, por të rrijnë në krye të detyrës. Ata mund të bëjnë një deklaratë 3 minuta në telefon për respekt të publikut për t ëkonfrmuar gjendjen, por nuk kanë pse dremisin në studjo televizive për tu bërë pjesë e nevrisë publike që ngjall terror. Nëse shteti ka nevojë që ata të japin mesazhe publike,  le të rregjiatrojnë në zyrë të tyre e ta transmëtojnë. Por është jo nejrëzore që ata të bëhen viktima të përbaltjes publike, duke marrë pjesë në këtë tallava publike.

Të vetmit gjeneralë të kësaj lufte, janë mjekët shqiptar, ata që ne nuk I njohim. Këta q ëdalin në ekran ei njofim se I kemi parë në mitngjet e PD dhe LSi. Nuk I shikojmë heronjtë e vërtet, dhe s’kemi si ti shikojmë, as në pavione, se janë të mbuluar kokë e këmbë me veshje speciale. Ata që po qëndrojnë në vijën e parë të kësaj lufte dhe që meritojnë gjithë respektin e shoqërisë shqiptare, duhet të jenë të vetmit para të cilëve duhet të përulemi, tu dëgjojmë fjalën dhe tua bëjmë më të lehtë punën.

Kjo është një situatë lufte dhe në luftë ka një komand. Bilanci I luftës, bëhet kur ajo mbaron dhe çdo zë tjetër që tenton të devijoj drejtimin e  kësaj lufte nga mjekët, duke e zëvendësuar me politikanë sharlatanë, duhet të konsiderohet armik I kësaj lufte dhe duhet trajtuar si I tillë.

Shikoni Maqedoninë e Veriut, ku pacienti zero është shfaqur para nesh. Lajmi që media i kushton rëndësi është shërimi I një pacienti dhe jo paniku se virusi po përhapet. Tek ne duket se këmbngulja e moderatorëve televiziv, është që dikush të vdes live në emisionin e tyre.

Refuzojeni këtë spektakël të neveritshëm të ekraneve në mbrëmje në shtëpi. Derisa AMA të kthjellohet dhe të sillet si institucion në luftë, duke detyruar Tv të japin emisione kulturore sportive, apo utilitare, me të cilët njerëzit mund të përballojnë qëndrimin në shtëpi, përpiquni ta bëni vetë karantinën ndaj ekraneve. Fikini ato, po patë ndonjë politikan apo kolegun tim gazetarë, tu flas për gripin. Nuk janë vetëm injornat siç jemi të gjithë për gripin. Janë dhe më keq. Janë spekulant të ligj që mendojnë se fitojnë pikë duke na treguar kufoma virtuale. Jënë më keq se ata që ngrejnë çmimet e ilaçeve dhe ushqimeve në këto kohë. Janë gjuetarë kufomash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Koronavirusi – jam! Mos u tremb!
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ As Kina komuniste s’akuzon Amerikën, sa Berisha-Ramën për Coronavirusin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k