Ilir Meta duket se ka një fiksim për të prodhuar armiq të Edi Ramës, një vitë para cdo palë zgjedhjesh parlamentare. Në verën e vitit 2016, pasi kishte lobuar personalisht, biles dhe pasi kish dërguar korrierë me cantë tek disa anëtarë të pabindur të Gjykatës Kushtetuese, arriti të marrë një rezultat 8 me zero kundër Koco Kokdhimës, në atë kohë, krahu i djathtë i Edi Ramës, të cilit ju hoq mandati si deputet për konflikt interesi.
Ndërkohë që në Qershor festoi shkarkimin e Kokdhimës, me shpresë se njerëzit e tij në Jug do zinin vendin e tij, në një nga ditët e gushtit e thirri Kokdhimën në Lalëz për tu sqaruar dhe për ti mbushur mendjen se shkarkimin në Gjykatë Kushtetuese e kishte nga Edi Rama dhe Donald Lu. Biles për të vrarë dy zogj me një gur, i mbushi mendjen që Rama ja kërkoi Donald Lu dhe ai e realizoi në Gjykatë Kushtetuese. Bëhej fjalë për dicka që e kishte bërë tërësisht vet, bile duke lënë shumë gjurmë rrugës.
Qëllimi ishte që duke krijuar fraksionin Kokdhima para zgjedhjeve të vitit 2017, dhe duke e marrë atë me vete, të faktorizohej në kurriz të së majtës.
Në fakt i bëri të gjitha, bindi dhe Kokdhimën për këtë, i cili si delirant e donte armikun e rëndësishëm, në këtë rast SHBA dhe Edi Ramën dhe nuk i mbushej mendja që ja kishte bërë një drejtor i Ilir Metës me cantë në dorë.
Por kjo nuk është se e ndihmoi dot Ilir Metën, pasi ky i mori Kocon, ndërsa Rama i mori Lulzim Bashën ja mbylli në një dhomë tre orë dhe zgjedhjet e 2017 shkuan qartësisht në tavolinë të Edi Ramës.
Tani po përpiqet të bëj pëprjekjen e dytë. Dy ditë më parë ka thirrë një botues të afërt të tij, dhe i ka kërkuar të bëj një shkrim të egër, sipas të cilit ligjin në PS e bën Linda Rama dhe ajo do godas Erion Veliaj e brockulla të tjera. Botuesi nuk ka pranuar. I xhindosur pas kësaj, ka dal dhe ka bërë publik “planin” për një medie të re “transparente” me gazetarë kritikë për ti treguar botuesit të pabindur se ai ka mjete të tjera. Pastaj atë që se ka shkruar botuesi, e ka shkruar një nga punonjëset e partisë. Dhe debati u mbyll nga Veliaj, i cili me një tëiter të shkurtër, i kujtoi dhe lekët dhe 7 për qindshin dhe e uroi për medien e re.
Në të njëjtën ditë ai ka mbledhur në Presidencë ish socialistët e vjetër Meidani, Malaj, e Majko, për ti treguar Ramës se ai ka në dorë edhe të shkuarën e PS. Pastaj ka vazhduar prap me shkrime të ashtuquajtura “diversioniste” mbi Veliaj, Tahirin, Ramën etj.
Duket se ka një turbullirë që nuk e zë vendi, pasi i duhet një Kokdhimë tjetër në PS, para zgjedhjeve të vitit 2021.
Për kaq i bën të gjitha këto stërmundime këto ditë që nga përpjekjet për të investuar tek një “medie të re”, e deri tek tek përpjekjet për të ngjallur socialistët e vjetër.
Me sa duket e ka bindje se po të prodhojë “armiqë” të Edi Ramës brenda socalistëve dhe pastaj ti marrë ai në mbrojtje, do të arrijë ti ndaj socialistët.
Ndoshta e ka dhe nga fakti që po mendon të dal më vete Bashës në zgjedhje dhe të marrë dhe ndonjë fraksion socialist. Kokdhimën e ka nga 2016 dhe mund ta marrë. Mejdanin e Malaj po ashtu i ka. Pandi po dihet që është dezhurnë.
Por përpjekja për të bërë betejë me Veliaj në këtë pikë thjesht ka për ta bërë Veliaj, yllin e socialistëve, pasi i jep si kal beteje Ilir Metën. Se sic e dimë të gjithë, Veliaj është lloji i politikanit që do sebepe të tipit, ose dasma, ose vdekje, për tu shfaqur. Me dasma e ka tepëruar. Një si Ilir Meta i duhet që të bëhet i dashur për të gjithë në betejë me të. Biles kam frikë se do bëhet i dashur dhe për ca demokratë.



Leave a Reply