• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ “Festa” e napolitanëve përballë “pishtarëve të terrorit” tek ne
Home
Blog

MERO BAZE/ “Festa” e napolitanëve përballë “pishtarëve të terrorit” tek ne

March 14th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Një video e cila u bë virale në rrjet tregonte banorë të një rruge në Napoli që kishin dal të gjithë në ballkone, duke kënduar në kor një nga këngët më të famshme të Italisë, me një emocion që të bën të kuptosh, se ata qyetarë I kanë sytë nga jeta. Të njëjtën gjë  e bën dhjetra qytete të Italisë. Disa duke demonstruar simbolet e Italisë, disa duke kënduar në kor, të tjerë duke duartokitur secili në ballkon të vet.

I vetmi opozitar I ashpër I Italisë, Salvini, të vetmin merak që ka është të mbyll kufijtë me vendet e Shengnenit. Atë merak e ka pasur dhe kur nuk kishte koronavirus. Por nuk është përzier në masat e sistemit shëndetësor, apo protokollet e tyre edhe pse Italia është në qendër të sulmeve për strategjinë që ka ndjekur.

Përballë tyre është Shqipëria, një vend me 36 persona të identifikuar si të prekur dhe 3 milionë e 600 mijë të tjerë që jetojnë thuajse nën terror të medies dhe opinionistëve opozitarë që u tregojnë orë e minutë se si qeveria po I vdes.

Opozita nxit mjekët të kalojnë në karantinë ndërsa disa moderator të ekraneve janë kthyer në tutorë të Urgjencës Kombëtare.

Dhe këtu nuk kam më vrejtje për opozitën. As për gazetarët e papaërgjegjshëm. Por për disa zyrtarë të lart të sistemit shëndetësor, që në fakt janë kthyer në shërbëtorë të tyre.

Dy  netë më parë, në një situatë tërësisht të papërgjegjshme, emisioni “Open” u kthye në një Big Brother”, të inskenuar, ku një tip me motor ndalon gazetaren e tyre si rastësisht në bllok, I tregon se si një shok I tij ka telefonuar disa here urgjencën dhe dhejtra herë policinë, dhe ska marrë përgjgije. Pastaj gazetarja simbol e papërgjegjësisë publike, merr drejtonin e Urgjencës. AI merr ambulancën. Pastaj të dy bashkë dhe të tjerët marrin të “sëmurin”, e çojnë në urgjencë.

Në fund del që ska asgjë.

Ky spektakël I kushton shumë Shqipërisë.  I kushton jo vetëm rritjen e një pritshmërie të papërgjegjshme nga sistemi ynë shëndetësor edhe ashtu I dobët, por mbi të gjitha panikun se këtu nëse sëmuresh, nëse të dhëmb koka apo ke temperature, duhet të takosh Eni Vasilin të thërras Skënder Brataj dhe ai të të sjell ambulancën. Tani nuk duhet ti bini më numrit 127 por telefonit të Enit, Fevziut, Zhejit, apo ndonjë tjetri që tu sjell ambulancë edhe pse mund t’iu dhemb dhëmballa.

Në vendin përballë nesh, që është fuqia e shtatë në botë me një sistem shëndetësor tejet të konsoliduar nga më të mirët në botë, qytetarët dhe shtypi I bëjnë jehonë këngëve, duartrokitjeve, solidaritetit dhe protokollit shëndetësor.

Në Shqipëri, shtypi, opozita dhe gjithë “pishtarët e panikut”, I bëjnë jehonë disa pordhacëve që shëtisin me motoçikleta në bllok dhe kërkojnë që ambulance të jetë gati për ta, kur u dhemb koka.

Sot mbsadite për herë të parë Top Channel bëri një thirrje njerëzore për të përshëndetur  mjkët infermierët dhe policët që po mbajnë në këmbë shoqërinë në këto ditë lufte. Dhe duket se shoqëria mezi priti këtë sinjal.

Natyrisht që shumë VIP nga ata që përhapin panikun, nuk I bashkohen dot kësaj thirrjeje se ata jetojnë në vila dhe janë larg njëri tjetrit . Edhe Berisha ka ikur në Lalëz tek vila e vet të ndjehet më I sigurt. Aty nuk dëgjhen duartrokitjet.

Por në mbërmje dëgjohet paniku I tij. Dëgjohet kuja që vënë për të futur shoqërinë nën terrorin e një epidemie , që bota po përpiqet ta mposht, jo me spitale e me urgjenca se nuk ja del dot, por me disiplinë, këngë, solidaritet dhe ndjenjë rezistence kolektive.

Krahasoni skenën e rrugës së famshme në Napoli, ku qindra banorë këndojnë në ballkone dhe sytë e zmadhuar të Enit, nga dëshira për ti vërsulur qytetarët kundër urgjencës kombëtare për të kuptuar se nga se vujamë vërtet. Dhe nuk ka faj as zonja En, as Fevziu, as Zheji, as ndonjë koleg tjetër që kërkon të bëj protagonistin e panikut në Shqipëri. Faji është I çdo zyrtari të sistemit shëndetësor që bëhet shërbëtor i tyre. Mbylluni telefonin dhe jepuni numurin e kilnikës Nr. 5 Ndoshta ajo u bën më mirë se 127.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UADA MEMA/ Për “heronjtë” e heshtur, që nuk i përmend askush në këto ditë të vështira
Previous article DR.ARBEN GJATA/ I dashur student, eja, t’i këmbejmë turnet së bashku!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k