• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 13th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Dy mite të rreme të Lulzim Bashës, që po ja shfryjnë kundërshtarët
Home
Blog

MERO BAZE/ Dy mite të rreme të Lulzim Bashës, që po ja shfryjnë kundërshtarët

June 3rd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Gara në Partinë Demokratike deri tani ka prodhuar dy gjëra pozitive, të cilat po i nxjerrin kundërshtarët e Lulzim Bashës, nga kurthi që ai tentoi t’i fusë. E para, kur ai tentoi t’i kompleksojë me mbështetjen e Berishës, edhe pasi SHBA e futi në listë të zezë, duke bërë sikur fliste “me heshtjen e tij” pro Berishës.

Dhe e dyta, duke i kompleksuar me pyetjen retorike, “Nëse thoni se zgjedhjet më 25 prill ishin të lira, atëherë jap dorëheqje…”. Kurthin e parë e shpërthyen dy kandidatët në garë, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadillli. Të dy kandidatët në garë, kanë tejkaluar komplekset ndaj Sali Berishës dhe janë takuar me ambasadoren e SHBA në Tiranë, të cilën “Klani Berisha” e ka shpallur armike, duke u përcaktuar kështu qartë pro qëndrimit amerikan ndaj Berishës.

Kjo mund t’i dëmtojë më 13 qershor, por pas 13 qershorit këtë do ta bëjnë të gjithë, përfshi dhe Lulzim Bashën. Kjo i lë në derë Lulzim Bashës mashtrimin që bën me demokratët . Ai po përpiqet të heshtë dhe të mos shprehet për këtë temë, me shpresë që të fitojë një herë mandatin më 13 qershor, e më pas natyrisht t’i vërë shkelmin Berishës.

Pra po vepron dy herë shëmtuar. Njëherë duke mashtruar zgjedhësit e tij, tani dhe duke nxitur frymë anti-amerikane në parti, e më pas duke u justifikuar që “Berishën do na duhet ta zbojmë, se nuk e duan amerikanët”. Kjo në thelb është vjedhje zgjedhjesh dhe duhet t’i numërohet si e tillë pas zgjedhjeve, pasi është duke bërë një mashtrim elektoral.

Në momentin kur Lulzim Basha pas zgjedhjeve të dalë kundër Berishës, dhe kjo është e sigurtë që do dalë, atij i duhet kërkuar votëbesim, pasi ka fituar me mashtrim.

Përpjekja e tij e parë për të kompleksuar kundërshtarët me mitin e rremë të Sali Berishës dështoi dhe diga tani është çarë. Rivalët e tij po konkurrojnë edhe kundër Sali Berishës, ndryshe nga Basha, i cili shpreson të fitojë me votat e Berishës, dhe pastaj ta shesë atë.

Kurthin e tij të dytë e ka zhbërë sot Edit Harxhi. Ajo ka deklaruar se i njeh zgjedhjet e 25 prillit dhe se shifrat flasin qartë. Edhe dy kandidatë e tjerë e kanë thënë këtë më parë, duke pranuar humbjen, por deklarata e Harxhit është më e qartë.

Për herë të parë në PD po shfaqen njerëz që vënë logjikën në punë dhe nuk sillen rrotull klisheve të prodhuara nga selia e SHQUP.

Tani Lulzim Bashës i janë rrëzuar të dy kauzat me të cilat kërkonte t’i bindte demokratët, se ai është fitues i 25 prillit dhe se ka mbështetjen e Berishës.

Pra pyetjes retorike të Bashës “nëse thoni se PD ka humbur…” kundërshtarët po i përgjigjen, “Po, mendojmë se PD ka humbur nën drejtimin tënd”.

Ashtu dhe si ka ndodhur vërtetë. Po ashtu, kundërshtarët po marrin qëndrim kundër Berishës.

Të marrësh në këtë garë qëndrim ndaj Berishës, është ndershmëri gare. Është po kaq e ndershme të marrësh qëndrim dhe pro Berishës në këtë garë.

E vetmja gjë e pandershme, është të bësh si Lulzim Basha, që kërkon të jetë në heshtje me Berishën deri më 13 qershor dhe pastaj kundër tij, për të vazhduar në krye të partisë.

E di që shumë njerëz nuk besojnë tek kjo garë brenda PD, se u duket fallco. Dhe ka plot elementë të tillë. E di që shumë vetë presin të “lindë” brenda 24 orëve një Berishë tjetër të mundi Lulin. Por këto janë ëndrra në diell.

Në PD për herë të parë pas më shumë se 25 vitesh, po kthehet në debatin politik logjika, që ka qenë “non grata” në oborrin e asaj selie.

Dhe kjo nuk është pak. Kjo e thërrmon çdo manekin që përsërit si papagalli gënjeshtra që nuk i beson vetë, por që shpreson që t’i besojnë militantët që e mbajnë kryetar. Kjo është sfida reale ndaj Lulzim Bashës, për të cilën ai nuk do flasë deri më 13 qershor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHEVDET SHEHU/ Ikja e Ymer Minxhozit
Previous article PIRRO AHMETAJ/ 13 qershori i Lulzim Bashës, si funeral poshtërimi ndaj vlerave dhe besimit te PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k