• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Bujar Nishani i shqetësuar për Ina Nukën, i është turrur polices se mos merr privilegje si ai
Home
Blog

MERO BAZE/ Bujar Nishani i shqetësuar për Ina Nukën, i është turrur polices se mos merr privilegje si ai

December 24th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Kur pashë se Bujar Nishani kishte reaguar ndaj gjymtimit fizik të polices që u agresua në protestën e banorëve të Astirit, mendova se më në fund kishte folur kundër përdorimit të gjymtimit fizik në politikë, një temë që ai vetë e ka ngjallur kohë më parë me zgjedhjen President, ndërkohë që ka qenë i sëmurë.

Gjymtimi fizik dhe sidomos gjendja shendetësore e një zyrtari të lartë është gjithnjë temë e debatuar në të gjithë botën dhe shpesh edhe kriter ligjor, për të qenë në një post të rëndësishëm. Biles kjo u ndodh dhe atyre që gjymtohen, ndërkohë që janë zgjedhur.

Debati rreth Bujar Nishanit, ishte se e zgjodhën kur nuk shkonte dot as në tualet vetëm dhe përtej hallit shëndetësor të tij, ndaj të cilit duhet të jemi solidarë, Shqipëria nuk i kishte borxh Sali Berishës një President që ai e donte vetëm që të mos kishte President.

Sali Berisha në fakt e zgjodhi pikërisht për atë shkak. Ndryshe nga ç’mund t’i ndodhte dikujt tjetër në çdo vend demokratik në botë, në një shtet privat si Shqipëria, Bujar Nishanit, ju bë fat halli fizik për t’u bërë President.

Tani meqë vetë ju bë fat gjymtimi fizik, qenka i shqetësuar që mos t’i bëhet fat as polices Ina, prerja e gishtërinjve.

Policja Ina nuk ishte me gisht të prerë kur u bë police dhe u gjymtua në krye të detyrës nga një bandit i mbrojtur dhe motivuar politikisht. Si i tillë, gjymtimi, atë mund ta nxirrte dhe nga radhët e policisë, pasi ai është një profesion që mes të tjerash të kërkon dhe kondicionet fizike në rregull.

Por shpërthimi i Bujar Nishanit pse ajo po pritet me gëzim që u shërua, dhe pse po u kujtohet njerëzve se atë e ka gjymtuar një bandit i PD, ka brenda saj një filozofi të tërë të një njeriu që gjymtimin e pati fat dhe mendon se mos ky privilegj është i përsëritshëm për dikë tjetër.

Gjithkush tjetër përveç atij, mund të reagonte rreth kësaj teme, por në fakt ka reaguar vetëm ai, pasi vetëm ai nuk ka turp për atë që ka ndodhur në këtë vend dhe që lidhet me të. Vetëm ai nuk ka turp që e kanë quajtur President për të mos pasur President.

Dhe tani është aq i bindur që gjymtimi fizik të bën diçka në këtë vend, sa i është turrur polices që i kanë prerë gishtat me kapsollë luftarake, nën panikun, se dhe ajo mund ta ketë privilegje si ai. Dhe të mendosh që të gjithë e dinin se ai kishte problem vetëm nga këmba…!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Përse duhet bërë riformatimi i qeverisë dhe “mallkimi” i njohur i mandatit të dytë
Previous article BEDRI ISLAMI/ Koha e Ramush Haredinajt!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k