• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Berishës i kanë ngelur ende dy vetë
Home
Blog

MERO BAZE/ Berishës i kanë ngelur ende dy vetë

May 23rd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Disa kolegë të mi gazetarë, që u duhet të sigurojnë të ftuar për programet televizive të këtyre ditëve janë në hall. Gjithnjë e më pak, kanë shans të gjejnë dikë, të shkojë në studio të mbrojë Sali Berishën. Përveç disa të “nxituarve” ditën e parë e të dytë, tani të tjerët po hezitojnë.

Por ndërsa figurat politike dhe publike hezitojnë, pas dy ditëve të para, janë dy udhëheqës politik që deri tani kishin heshtur, por po i dalin zot tani së paku me gjestet e tyre.

I pari është Ilir Meta. Ndryshe nga të tjerët, ai hezitoi dy ditët e para dhe nuk foli. Nuk bëri asnjë koment, asnjë deklaratë dhe dukej sikur nuk do fliste për këtë çështje.

Por mjaftoi një Twiter i ambasadores Yuri Kim, që lavdëronte ecurinë e Gjykatës Kushtetuese, duke përmendur disa shifra dhe fjalia që “kjo Gjykatë ka përpara vendime edhe më të rëndësishme”, që Ilir Meta të shpërthente dhe të bënte publik mesazhin për Sali Berishën, duke e quajtur vendimin e SHBA të poshtër dhe duke u betuar se do të luftonin së bashku kundër amerikanëve të pacipë.

Shpërthimi nuk ishte surprizë, pasi kemi parë dhe më keq, por surprizë ishte arsyeja pse shpërtheu. Twiteri i ambasadores Kim ju duk sinjal për Gjykatën Kushtetuese që duhet ta shkarkojë atë dhe shpërtheu, pasi ju duk se i erdhi radha.

Lulzim Basha po ashtu nuk reagoi dy ditët e para. Por sot bëri një gjest të fortë pro Berishës. Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e kishte ftuar atë të merte pjesë në demonstrimin që forcat amerikane do bënin në sheshin “Nënë Tereza”. Lulzim Basha nuk shkoi.

Shfaqja e tij në krah të ambasadores amerikane, do të ishte një goditje e fortë për Berishën dhe klanin e tij dhe një argument që Lulzim Basha është i pavarur në vendimet e veta.

Frika për t’u shfaqur në atë fotografi, tregon se Lulzim Basha nuk ka ndërmend ta lëshojë Sali Berishën deri më 13 qershor, sa të rikonfirmojë mandatin e kryetarit. Pastaj  si gjithë të tjerët.

Por vetëm një gjë është e sigurtë. Të fitosh sot PD-në si mbështetës i Sali Berishës, është sikur të martohesh me një të vdekur, të cilën as nuk e varros dot, as nuk e mban dot në shtëpi.

Një kryetar PD si luajal i Sali Berishës, është “gjeneral i një ushtrie të vdekur”, që nuk i duhet askujt. Por Lulzim Basha e pranon dhe atë detyrë, mjafton të mos bëjë betejë.

Përveç tij dhe Ilir Metës, secili për hall të vet, askush tjetër nuk po i del më zot në publik Sali Berishës. Dhe kjo është shenja e parë që ai po shkon drejt izolimit të thellë nga vetë ata që duan të kenë një të ardhme në politikë në PD.

Tani të shikojmë dhe kandidatët për kryetar të PD, nëse do konkurrojnë me Lulin në dashurinë për Berishën, apo do konkurrojnë me Berishën, për të shpëtuar PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Eli Fara dhe… Adem Jashari në Amerikë
Previous article ILIR METAJ/ Anxhela s’mund të gatuajë bukë veç me ujë, këngë me motive gjysëm arabe dhe tekst qaraman

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k