• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Berisha nuk do t’ia numërojnë sa vota ka
Home
Blog

MERO BAZE/ Berisha nuk do t’ia numërojnë sa vota ka

January 18th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Këtë të hënë Sali Berisha u përball për herë të parë zyrtarisht me mungesën e legjitimitetit të “Foltores” së tij, kur Kuvendi i Shqipërisë respektoi kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e deputetëve të tij nga grupi parlamentar dhe zëvendësimin në postet në Kuvend.

Për ta zbutur paksa dhimbjen nga ballafaqimi me realitetin, Berisha shmangu shkuarjen në Kuvend dhe më tej ja besoi Flamur Nokës arsyetimin e kësaj disfate, ngaqë ai është i vetmi në atë listë që mund të thotë budallallëqe pa ju dridhur zëri. Të tjerët ju shmangën debatit.

Ky proces i ballafaqimit të “Foltores” me legjitimitetin e saj, do të vazhdojë më tej në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe me radhë në zgjedhjet e rregullta, duke vënë në siklet dhe mbrojtësit e mëdhenj të revolucionit të tij.

I pari prej tyre është Ilir Meta. Ai shtyu zgjedhjet e 30 qershorit 2019 me një dekret që nuk ja përfilli njeri, për datën 13 tetor 2019, dhe për këtë shkak ka dy vjet që nuk dekreton zgjedhjet e pjesshme, pasi sipas tij, këto zgjedhje ai nuk i njeh, pasi burojnë nga 30 qershori, që është i paligjshëm.

Por befas tani, pasi ka kuptuar se zgjedhjet e pjesshme mund të dëmtojnë Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, u bë “dashnor” i zgjedhjeve. Vetëm disa javë më pare, kur Gjykata Kushtetuese u shpreh kundër tij, ai refuzoi të dekretojë zgjedhjet. Por sapo në horizont pa që mund t’i përdorë këto në favor të tezës se një PD e përçarë është një PD e humbur, po shkëmben letra dashurie me Celibashin, duke luajtur kukamfshehti.

Njësoj si Meta po sillen dhe mbështetësit më të mëdhenj në shtyp, të bojkotit të 30 qershorit. Dhe ata kishin si tezë kryesore që në ato zgjedhje nuk duhet marrë pjesë, vazhdojnë të mbrojnë tezën se 30 qershori është i paligjshëm, ndërkohë dhe ata befas kanë kuptuar se është një rast për të provuar në kurriz të PD, se çdo të thotë përçarje elektorati dhe janë bërë papritur, për fat të mire, dashnorë të zgjedhjeve të pjesshme.

Nuk e kanë keq. Më mirë vonë se kurrë. Por problemi që ata kanë, është se duan të perdorin zgjedhjet lokale për të goditur Bashën dhe jo Ramën. Edi Rama për herë të pare ka shansin t’i fitojë të gjitha ato bashki, pa ndonjë meritë, ashtu sikundër Basha mund t’i humbasë të gjitha pa ndonjë faj. Që të matet me Bashën, Sali Berisha duhet të regjistrojë parti të tij dhe pastaj të krahasohet me vota në elektorat.

Duke i ikur garës, duke u fshehur pas mungesës së vulës dhe siglës, ne kemi shanse të kemi vetëm një rezultat, atë të Lulzim Bashës. Sali Berisha, ose do fshihet pas Ilir Metës, ose pas elementëve të tjerë lokalë, të afërm me racën e tij, por do bëjë kujdes deri në fund që askush të mos ketë mundësi t’i numërojë sa vota ka. Siç e bëri më 11 dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kloni i Berishës në Shkodër, dëshmia e "fabrikës së talenteve" se si funksiononte karriera për 30 vjet në PD
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Mos e kujtoni Skënderbeun vetëm kur vjen Erdogan

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k